Kurti: Vrasjet e fëmijëve në Kosovë, janë krimet më të tmerrshme të Serbisë (FOTO)

INA
INA

20/12/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë vizitoi ekspozitën “Bebëzat e mallit”, dedikuar fëmijëve të vrarë, të zhdukur dhe të prekur nga lufta në Kosovë.

Kurti u shpreh se ngjarje të këtilla, përveç se mbledhin kujtime dhe e ndajnë dhimbjen, i shërbejnë edhe kujtesës sonë kolektive, për të shkuarën, për të mos e harruar kurrë atë.

“Për të nderuar dhe lartësuar kujtimin e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës, Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar në projektin për memorialin dedikuar atyre.

Liria jonë i ka rrënjët te të rënët për liri. Vrasjet e fëmijëve në Kosovë janë krimet më të tmerrshme të Serbisë. Andaj e kemi obligim, për lirinë dhe paqen që e gëzojmë, për drejtësinë që e synojmë që kurrë mos t’i harrojmë”, tha Kurti.
Kryeministri në fund shtoi se “i përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë”.

Kjo ekspozitë u realizua nga fotografi Korab Krasniqi dhe kuratorja Vesa Sahatçiu.

Krahas së qenit një hapësirë e posaçme e përkujtimit, kjo ekspozitë e hapur në Ministrinë e Drejtësisë, është edhe ftesë për reflektim rreth mënyrës se si e mendojmë dhe përfaqësojmë humbjen, individuale a kolektive.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kshz-2-800x445

Nga e premtja fillon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët presidencialë dhe deputetë

anketa partite

Anketa e IPIS: Ja kush fiton zgjedhjet në Maqedoni dhe nga sa deputetë? (TABELA)

protesta tirane opozita pd

Protesta e opozitës në Tiranë, përleshje me policinë, Berisha fjalim nga arresti shtëpiak, Rama në Turqi

ASH Sela Taravari

Si të dëshmohet se cila është ASH-ja legale? Shehu tregon se kush mund ta marrë vërtetimin nga Gjykata

spb-tetove

Qeveria s’jep pëlqim për shefin e SPB-së në Tetovë

administrata-600x360-1

Kush e keqpërdori balanserin, që maqedonasit me të madhe po punësohen si shqiptarë?!

flamuri zvecan

Flamuri serb largohet edhe nga Kalaja e Zveçanit

Spitali-i-Strugs-600x360-1

Sulmohet mjeku dhe 3 infermiere në spitalin e Strugës

aksidenti presheve

Preshevë, tre emigrantë të vdekur e 11 të plagosur

INFO

NA NDIQ