Kurti: Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, dëshirojnë ta kthejnë rajonin në vitet 90-ta

Picture of ina-online
ina-online

29/09/2023

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Al Jazeera, ka thënë se sulmi i së dielës në veri të Kosovës s’ka qenë rezistencë civile apo vepër e bandave, por një sulm i formacioneve të armatosura paraushtrake të pajisura e të përgatitura nga Beogradi. Kurti ka thënë se një sulm i tillë u krye me urdhër të Serbisë.

I pyetur nëse autoritetet e Kosovës kanë ndonjë informacion të inteligjencës për sulmet e reja, Kurti u përgjigj se ka shumë informacione dhe se këto “grupe të armatosura”, të cilave, siç shtoi ai, “Forcat e Armatosura të Serbisë u ofrojnë pajisje, armë dhe municion, janë duke kryer vazhdimisht stërvitje në afërsi të kufijve të Kosovës dhe “po përgatiten për luftë”.

“Nuk përjashtohet ri-agresioni”, ka thënë ai, duke shtuar se Serbia donte që lufta të fillonte të dielën.

Ai akuzoi Beogradin dhe grupet e armatosura se duan të përsërisin skenarin e fillimit të luftës në Sarajevë.

Kurti po ashtu ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, të cilët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në veri të Kosovës, janë “Slobodan Millosheviq dhe Zheljko Raznatoviq Arkan” të cilët siç deklaroi Kurti, dëshiron ta kthejë rajonin në vitet e 90-ta, duke shtuar dhe se “grupet paramilitare” në Kosovë janë të lidhura edhe me grupe nga Rusia, si Wagner, duke i quajtur Vuçiqin dhe Radoiçiqin “Putin dhe Prigozin”.

Kryeministri i Kosovës e akuzoi Vuçiqin se “deshi një luftë tjetër dhe një gjenocid, sepse dëshiron Republikën Srpska në Kosovë”.

“Ashtu siç Rusia zhvilloi një luftë hibride në Ukrainë në fillim, Serbia po bën kundër nesh”, tha ai.

TË FUNDIT
3 orë
Maqedonia, sërish ndër të fundit për të ardhurat për frymë (TABELA)
3 orë
Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE
4 orë
Anketa: Çdo të dytës kompani i është kërkuar ryshfet nga 10-100 mijë euro
6 orë
Arrihet marrëveshja: Von der Leyen, Costa dhe Kallas në krye të BE-së
7 orë
Çështja e sallave kirurgjike në seancë të qeverisë, Taravari emëron 9 drejtorët e rinj të klinikave në Shkup

ME TE LEXUARA

11 orë
Nesër përballja Kurti-Vuçiç, BE njofton axhendën! Skepticizëm për rezultatin
11 orë
Presidentja Siljanovska Davkova priti ambasadorin e Kosovës Florian Qehaja
11 orë
BBC: Tifozët e Shqipërisë bënë historinë në Euro2024
1 ditë
Sylvinho: Ishim në grupin e “vdekjes” por largohemi nga Europiani me kokën lart, të provojmë emocionet e Botërorit
10 orë
Haxhi Qamilët e sotëm ata që deri dje nuk e njohën shtetin e Kosovës e qëndruan kokulur para flamurit shtetëror

LEXO MË SHUMË

NORTH MACEDONIA IDENTITY 1

Maqedonia, sërish ndër të fundit për të ardhurat për frymë (TABELA)

Screenshot_20240625-214151~2

Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE

auto_korrupsion1511207587

Anketa: Çdo të dytës kompani i është kërkuar ryshfet nga 10-100 mijë euro

Von der Leyen, Costa dhe Kallas

Arrihet marrëveshja: Von der Leyen, Costa dhe Kallas në krye të BE-së

Çështja e sallave kirurgjike në seancë të qeverisë, Taravari emëron 9 drejtorët e rinj të klinikave në Shkup

albin kurti mickoski

Kurti uron Mickoskin: T’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale

hisen berisha

Haxhi Qamilët e sotëm ata që deri dje nuk e njohën shtetin e Kosovës e qëndruan kokulur para flamurit shtetëror

tifozet kuq e zi

BBC: Tifozët e Shqipërisë bënë historinë në Euro2024

qehaja siljanovska

Presidentja Siljanovska Davkova priti ambasadorin e Kosovës Florian Qehaja

INFO

NA NDIQ