Kurti zbulon një për një, emrat e sulmuesve të KFOR-it

INA
INA

02/06/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar sot para Kuvendit të Kosovës, emrat e sulmuesve të forcave të KFOR-it në përleshjet që u zhvilluan në veri kundër kryetarëve shqiptarë të zgjedhur të tri komunave.

Pasi bëri një kronologji të plotë të zhvillimeve të ngjarjeve deri tek zgjedhjet që u zhvilluan, Kurti akuzoi dhe drejtoi gishtin nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç: “Ngritja e shqetësimeve të shumta për eskalim të situatës bëri që Serbia të mobilizoj grupet kriminale që vërtetë ta eskalojnë situatën,,,Nuk është vullnet i popullit ai. Është direktivë e Beogradit…Personat që po i shohim të maskuar në video dhe nëpër fotografi janë të udhëhequr nga ish-kapiteni i Policisë së Kosovës Aleksandër Filipoviq, që shtirej se është i integruar në shtetin tonë. Ky është personi kryesor që po drejton ata.”

“Më 20 prill Presidenti i Serbisë deklaroi se komuniteti serb nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, dhe bën thirrje për bojkot, – tha Albin Kurti ndër të tjera.

…Autor është Beogradi zyrtar, i cili është kujdesur që shqetësimet e shprehura nga zëra të ndryshëm të cilët paralajmëronin eskalim të situatës nëse policia nuk tërhiqet, nëse kryetarët nuk shkojnë në punë, që këto shqetësime t’i kthej në realitet.

Pra, ngritja e shqetësimeve të shumta për eskalim të situatës bëri që Serbia të mobilizoj grupet kriminale që vërtetë ta eskalojnë situatën. E kundërta duhej të ndodhte. Pas deklaratave mbështetëse për mbajtjen e zgjedhjeve dhe njohjen e rezultatit zgjedhor, çdoherë duke ditur bojkotin e komunitetit serb, duhej të mbështeteshin kryetarët e ri që të punojnë në vendin e tyre të punës.

…Unë nuk mund t’i mbyll sytë kur grupe kriminale të llojit fashist-paramilitar kërcënojnë rendin kushtetues e ligjor të Republikës. Jam i vetëdijshëm që jo të gjithë ata që po marrin pjesë në grumbullimet përpara objekteve janë pjesë e grupeve të tilla, por, fatkeqësisht, shumë qytetarë serb për shkak të presionit e kërcënimit të Beogradit zyrtar janë të detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore për sulmet e grupeve të tilla kriminale.

….Dhe aty janë tri kategori: kategoria e parë janë këta kriminelët e mbrojtjes civile. Këta janë kategoria e parë. Këta janë ajo pjesa ekstremiste, shoveniste, nacionaliste, e cila e admiron Millosheviqin edhe Putinin edhe merr pjesë në protesta të dhunshme. Kategoria e dytë janë ata nga administrata publike, të cilët po nuk dolën në protesta humbin pagën, se vendin e punës nuk e di a e kanë. Dhe kategoria e tretë, janë kompanitë e Radojçiqave dhe Veselinoviçave të cilët ju jepin ditë pushimi punëtorëve me kusht që me shku në protesta të dhunshme. Pra, ua kushtëzojnë vendin e punës me protestë të dhunshme edhe kur shkojnë në protestë të dhunshme ua shkruajnë ditë pushimi. Këto janë tri kategori.

Nëse vëreni me kujdes, në Zveçan mblidhen disa qindra, në Leposaviq edhe në Zubin Potok disa dhjetëra, nganjëherë disa qindra, por në ballë të tyre janë përgjithësisht këta të mbrojtjes civile.

Ne shqiptarët kemi shumë përvojë historike në organizim të protestave e demonstratave ku shprehim pakënaqësinë. Protestat vijnë prej poshtë. Këto nuk janë protesta prej poshtë. Këtë janë protesta nga lartë. Që do të thotë se nuk janë protesta. Nuk ka asgjë autentike në ato protesta. Nuk është vullnet i popullit ai. Është direktivë e Beogradit.

Dhe mua më vjen keq për qytetarët serb të cilët detyrohen të dalin në këto protesta, sepse unë mendoj se ata sot janë njerëzit më të pa lirë në Republikën e Kosovës….

…Qeveria ime beson thellësisht në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian, e më gjerë. Ne jemi thelbësisht transatlantik. Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, bashkë me njëra-tjetrën dhe bashkë me neve.

Por qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njëjtë. Serbia është vend autokratik. Serbia nuk është vend demokratik. Në Serbi shtypen liritë dhe të drejtat e njeriut, shtypet opozita dhe Rusia e ka qendrën e saj rajonale.

…Serbia po shfaqë agresion të hapur ndaj Kosovës edhe përbën kërcënim për rajonin pikërisht sepse nuk ndan vlera të përbashkëta me partnerët e miqtë tanë ndërkombëtarë, demokratizimi i Serbisë është i nevojshëm por Kosova nuk mund të paguajë për demokratizimin e saj. Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë demokratizimin e Serbisë, por jo të paguajmë për demokratizimin e Serbisë.

Kosova nuk mund ta kompensojë Serbinë për mosndëshkimin e Rusisë dhe as për humbjen e luftës në Kosovë. Unë dëshiroj që të gjitha të drejtat e serbëve të jenë të plotësuara dhe të gjitha kërkesat e tyre të jenë të dëgjuara. Prandaj edhe jam kryeministër i të gjithëve. Mirëpo, nuk mund ta kompensoj Beogradin pse regjimi i Millosheviqit që bëri gjenocid ua humbi luftën edhe sipas pikëpamjes tonë, por territorin vetëm sipas pikëpamjes së tyre, se ky territor kurrë nuk ka qenë i tyre. Ky territor ka qenë i shtypur prej tyre, jo i tyre.

…. Rolin kryesor në organizimin e protestuesve ne terren janë duke e kryer anëtarët e formacionit ilegal të së ashtuquajturës “Mbrojtje Civile” dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës ku është parë prezencë e madhe e tyre në teren. Këto protesta me gjithë dashakeqësinë e tyre neve na kanë shërbyer që të bëjmë identifikime të vlefshme.

-Millorad Jevtiq është njëri nga drejtuesit e këtij formacioni ilegal. Shtëpia e tij në Zveçan është shndërruar në “bazë qëndrimi” të drejtuesve të kësaj strukture ilegale. Gjithashtu, ka prezencë të madhe të përfaqësuesve politik të Listës Serbe në atë shtëpi. Ata janë duke punuar në mobilizimin e strukturave atje për prezencë sa më të madhe para objekteve komunale dhe duke orkestruar sulme të ardhshme.

-Miqko Jeftiq, pjesëtar i formacionit ilegal të ashtuquajtur “Mbrojtje Civile” në Zveçan.

-Bashkë me të Rajko Jeftiq, ish këshilltar i Listës Serbe në Zveçan dhe ish drejtor në komunën e Zveçanit, babai i Miqko Jeftiq.

-Danilo Josifovic, i njohur me nofkën “Prki”, gjithashtu pjesëtar i formacionit ilegal “Mbrojtja Civile”.
-Liljana Aksentijeviq, zëvendësuese e kryetarit të ashtuquajtur “Organ i Përkohshëm” në Zveçan, ka urdhëruar të gjithë punëtorët e komunës ilegale të Zveçanit që në 06:30 të dalin para komunës.

Personat që po i shohim të maskuar në video dhe nëpër fotografi janë të udhëhequr nga ish-kapiteni i Policisë së Kosovës Aleksandër Filipoviq, që shtirej se është i integruar në shtetin tonë. Ky është personi kryesor që po drejton ata. Me 29 maj të këtij viti, ka rrahur një qytetar serb në Leposaviq, pasi që ai ka qenë duke incizuar me telefon.

Personat e maskuar që ishin pjesë e protestës së dhunshme në Zveçan janë:

– Nikolla Adžiq, ka hedhur koktej molotovi në Zveçan, dhe është pjesëtar i organizatës kriminale serbe “Severna Brigada”.
– Milan Zhivkoviq, po ashtu pjesëtar i të njëjtës organizatë.
– Danilo Krivokapiq;
– Jovica Lazoviq;
– Nikola Radomiroviq;
– vëllezërit Stefan dhe Dejan Nedeljkoviq.

Kjo organizatë kriminale, në rrjetet sociale, ka postuar lajm që pjesëtarë të grupit mercenar rus “Wagner” kanë arritur në Kosovë. Po ashtu i njohur për lidhjet e tij me këtë grup paramilitar rus është edhe Damjan Knezheviq, i cili drejton organizatën djathtiste “Patrollat e Popullit-Nardona Patrola”. Edhe ky ka paralajmëruar ardhjen e një grupi prej 50 personave nga Serbia në Kosovë. Damjan Knezheviq, dhe organizata e tij, organizuan protestën e 18 dhjetorit të vitit të kaluar në afërsi të pikës kufitare në Jarinje, me ç’rast u patën identifikuar një numër i konsiderueshëm personash me simbole ekstremiste ruso-serbe.

Persona tjerë të përfshirë në sulm ndaj KFOR-it, se është mirë që edhe vendorët dhe ndërkombëtarët t’i dinë këta emra se nuk i ka sulmuar populli serbë, i ka sulmuar milicia fashiste:

– Vlladimir Radivojeviq, i cili ka njohje të drejtpërdrejtë me presidentin Vuçiq;

– Daniel Gjukiq, bashkë me një grup personash, kanë gjuajtur shok bomba. Këta janë pjesë e grupit të Milan Radoiçiqit, të njohur për ndikim dhe veprimtari kriminale;

– Millosh Gjukiq, vëllau i Danielit. Këta dy vëllezër kanë raporte shoqërore me djalin e presidentit Vuçiq;

– Millan (Jugosllav) Tomiq, i lindur në Obiliq e me banim në komunën veriore të Mitrovicës, ka marrë pjesë në shpimin e gomave të autoblindave të Policisë së Kosovës;

– Millan Joviq, pjesëtar i formacionit ilegal të ashtuquajtur “Mbrojtje Civile”. Me 31 mars, bashkë me një grup ka shkuar për trajnim në përdorimin e armës në Rashkë të Serbisë; më tej:

– Petar Millosheviq;
– Dejan Jevtiq;
– Nikolla Baldini;
– Millan Zhivkoviq;
– Vuk Brankoviq;
– Luka Vlaskoviq;
– Bozhidar Todoroviq, dhe
– Radisha Denoviq.

Fotografia qe mori vëmendjen e rrjeteve sociale ishte ajo e Danijel Shmigiq, i cili ka qenë e mbase edhe tash është shofer dhe truproje i nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq. Danijel Shmigiq ka ushtruar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Përveç pjesëtarëve të grupit ekstremist “Severna Brigada” – “Brigada Veriore”, ka qenë prezent edhe tifo-grupi “Delije”, i Cvrena Zvezdës të cilët kanë qenë të përgatitur për sulm ndaj KFOR-it. Ne kemi panumër dëshmi evidencë materiale për këtë gjë.

Pas eskalimit të situatës dhe lëndimit të dhjetëra ushtarëve të KFOR-it janë arrestuar Nebojsha Elezoviq (i cili e ka shoqëruar Goran Rakiqin gjatë udhëtimit të tij në Beograd me datë 23 mars 2022 për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Serbisë), Radosh Mitroviq dhe Zhivojko Milentijeviq. Këta janë arrestuar.

Me 31 maj, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas serbë, Ivan Sekulic dhe Sinisha Jevtic. Ata kanë poseduar materiale të dyshimta përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste, kartelë të veteranëve të luftës dhe të akademisë për siguri të Serbisë, shufër metalike, disa thika, substanca narkotike, sprej të ndryshëm, sfera metalike, dhe një çekan.

A e kuptoni pra se me çfarë kemi të bëjmë. Me milici fashiste. Dhe, për këtë përballje, Policisë së Kosovës i duhet Qeveria e Republikës së Kosovës, e ka. Policisë së Kosovës i duhet Kuvendi i Republikës, ju tregoni a e ka. Policisë së Kosovës i nevojitet populli i Kosovës, e ka. Pra, është në dorën tonë kjo fitore e radhës për sundim të ligjit dhe kushtetutshmëri. Policia jonë ka nevojë për mbështetje. Jepjani këtë mbështetje. Jepjani këtë mbështetje Policisë së Republikës e cila është në vijë fronti me milicinë fashiste. Nuk jemi kundër serbëve. I kemi ftuar të kthehen në institucione, ju kemi thënë merrni pjesë në proces demokratik, mirëpo gabimin kardinal të Listës Serbe që i bojkotojë zgjedhjet, që i braktisi institucionet, nuk duhet ta paguajë Republika jonë por Lista Serbe. Ai është vendim politik i tyre, pasojat e të cilëve duhet t’i marrin ata vetë.
Unë ju faleminderit shumë për durimin, vëmendjen dhe mbështetjen.”

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bujar osmani

Osmani: Ta ”pushtojmë” kalanë e fundit të monopolit etnik!

taravari vlen lideret

VLEN shpalos programin për zgjedhje: Zhdukje e bixhozit, decentralizim fiskal, aksionet në dorë të qytetarëve

policia serbe vrasje serbi

Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lufte

Kurti

​Kurti: Vuçiq është kryemafioz i shtetit që u trimërua nga mungesa e sanksioneve

moti-me-shi-sdsdss-800x445

Dallimet e temperaturave janë shokuese për njerëzit, këtë verë në RMV mund të ketë stuhi me bubullima

open-balkan

Nisma e Osmanit për dalje nga Ballkani i Hapur, reale apo për fushatë elektorale

policia-haracine

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e një gruaje

gordana siljanovska davkova

Siljanovska: Mos i mbyllni sytë para krimit

stevo pendarovski

Pendarovski: Integrimi evropian i bllokuar nga VMRO DPMNE-ja

INFO

NA NDIQ