Kurtit i ka rënë nise t’a pastroj plehun që lanë pas vetes opozitarët e sotëm

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21/03/2023

Shqiptarët shesin, Serbia blen kohë!

Nga Kim Mehmeti

Siç duket, nga gjithë popujt që luftuan kundër regjimit të Millosheviqit, vetëm kroatët me kohë e kishin kuptuar se që të kesh shtet të qëndrueshëm dhe që të mos u lësh pasardhësve në trashëgimi një vend jostabil, nuk duhet atë ta ndërtosh mbi marrëveshje të nënshkruara me serbët. Dhe për ta arritur këtë ata ndërmorën fushatën ushtarake të quajtur ‘Stuhia’ (‘Olluja’) me çka i zhbënë të gjitha ‘autonomitë’ serbe brenda Kroacisë.

Mbase këtë e dinin edhe boshnjakët, por dikush ata i pengoi që të futeshin e ta çlironin edhe Banja Llukën dhe kështu serbëve ua mundësuan që ky joshtet i sotëm të varet vetëm nga vullneti i tyre.

E kalimthi thënë, ka pohime se ata ‘dikush’ që donin një Bosnje të kontrolluar nga Beogradi, ishin disa të ‘mëdhenj’ që frikoheshin nga ‘formimi’ i një shtet ‘islamik’ në mes të Evropës?!

Pa dyshim se edhe drejtuesit e UÇK-së e kanë ditur se një Kosovë e varur nga Serbia, nuk është ai shtet që e ëndërronte shqiptaria. Por ata u vonuan për të arritur në Mitrovicë, mbase edhe pse disa nga komandantët e saj humbën shumë kohë duke shënuar pronat e ‘veta’ me mbishkrimin – “Mos prek-UÇK”.

Sidoqoftë, në këto hapësira erdhi paqja dhe u nënshkruan shumë Marrëveshje. Marrëveshje të cilat të duket se kishin vetëm një qëllim; që shtetarët e këtushëm të kishin edhe një burim të ri për mosmarrëveshjet e ndërsjella dhe që të harronin se e sotmja e tyre ishte sallon për pritje të së ardhmes konfliktuoze.

Përpos kësaj, marrëveshjet e shumta, si ajo e Dejtonit dhe ato që nënshkruan Prishtina dhe Beogradi, ia mundësuan Serbisë që të mbante nënë kontroll disa shtete të Ballkanit: Bosnjën, nëpërmjet ‘Republika Serpskës’, Kosovën nëpërmjet Veriut të saj, Malin e Zi nëpërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe Maqedoninë, nëpërmjet institucioneve shtetërore të kontrolluara nga strukturat proserbe.

Dhe si gjithmonë në të shkuarën, Serbia i humbi të gjitha luftërat, por për herë të parë në historinë e saj, atë që e humbi në luftë ajo e fitoi në paqe. Përpos kësaj, ajo arriti edhe një cak të saj qindravjeçarë: duke u ‘vëllazëruar’ me ‘Rilindësit’ e Tiranës dhe me leninistët e BDI-së në Maqedoni, Beogradi zyrtarë arriti ta defaktorizojë jo vetëm Kosovën, por edhe gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Shkurt, gjatë gjithë këtyre viteve sa Ballkani jeton në paqe, Serbia nuk ka bërë asgjë tjetër përpos që ka blerë kohë. Pra, përpos që e ka forcuar vetveten duke dobësuar Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Edhe atë duke i dobësuar këto shtete kryesisht nëpërmjet marrëveshjeve të cilat ajo nuk i zbaton dhe në përkthimin e të cilave ishin humbur ata që u besojnë të pabesueshmeve. Pra i dobësoi duke shkuar nga një marrëveshje në tjetrën, për të arritur deri te Marrëveshja e para disa ditëve në Ohër, të cilën Presidenti serb nuk e nënshkroi, por Kryeministri i Kosovës ka për obligim që atë ta zbarojë.

Dhe tani të gjithë pyesin çka do të ndodh në të ardhmen? Duke mos harruar ta pohojnë të vërtetën se Kryeministri i sotëm i Kosovës bënë të kundërtën e asaj që premtonte përderisa ishte opozitar. Por në ndërkohë duke harruar se atij i ka rënë në hise të pastrojë plehun që lanë pas vetes opozitarët e sotëm që deri dje drejtonin vendin.

Pra duke harruar se bisedimet me Beogradin nuk filluan me ardhjen e VV në pushtet dhe se Kryeministri i sotëm nuk ka hallin çka të mos nënshkruajë, por si të mos zbatojë atë që kanë nënshkruar ata që sot janë e kundërta e asaj që ishin përderisa e zhvatnin Kosovën.

Tani pra, kur gjithë debatojnë lidhur me Marrëveshjen e Ohrit, nuk mungojnë as ata që pyesin çka ndodhi me qëndrimet e liderit të VV përderisa ishte opozitar, ku u tretën argumentet e viktimës, çka ndodhi me orvatjet për t’u arritur mirëqenie ndërnjerëzore, duke harruar kështu se ato nuk kanë asnjë vlerë e ndikim gjatë arritjes së marrëveshjeve që kanë për qellim për t’i shtyrë mosmarrëveshjet për në të ardhmen.

Kush nuk e ka kuptuar këtë është i dënuar t’i besojë gënjeshtrës se të ‘mëdhenjtë’ e kësaj bote i intereson vetëm e drejta dhe se ata u dhurojnë shtete popujve të vegjël e të dëmtuar. Dhe se atdheun tënd duhet ta mbrojnë të tjerët.

Kush nuk e ka kuptuar pra këtë, kurrë nuk do e kuptojë as të vërtetën se shtetin e meriton vetëm me aq sa je i gatshëm atë ta mbrosh. Dhe se sot jemi duke e rritur bimën që dikush e ka mbjellë dje, e nesër do e kultivojmë bimën e mbirë nga fara që sot do e mbjellim në arrën e shqiptarisë. (Kim Mehmeti)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kurti gjermani

Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë

Arben taravari bujar osmani

Mori fund loja me president shqiptar!

Emin Azemi

Pse shqiptarët duhet t’a bojkotojnë rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale?

bislimi-petkovic-lajcak

Sot në Bruksel mbahet takimi i radhës për dinarin

hovenier

Hovenier pas takimit Kurti-O`Brien: Presim përmbushjen e obligimeve

Glauk Konjufca

Kryetari Konjufca vlerësoi lart kontributin e komunutetit turk në shtetndërtimin e Kosovës

vjosa osmani nju jork

Nënat e Srebrenicës për fjalimin e Osmanit: “Do të mbahet mend…!”

muhamer pajaziti

Kush do të votoj nesër?

vjosa osmani okb un

Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta

INFO

NA NDIQ