Kurtua rikthehet te kombëtarja e Belgjikës, pas largimit të trajnerit Tedesko?

Picture of INA
INA

31/01/2025

Që nga momenti kur nisën tensionet e brendshme në kombëtaren belge për shkak të çështjes së shiritit të kapitenit, Tibo Kurtua nuk ka luajtur më për Belgjikën. Kjo ndodhi në qershor të vitit 2023, kur Romelu Lukaku u preferua në rolin e liderit të skuadrës në vend të portierit të Real Madridit për një ndeshje kundër Austrisë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024. Ky vendim u mor nga trajneri Domeniko Tedesko, i cili në atë kohë nuk kishte në dispozicion Kevin De Brujne.

Përballë një situate të tillë, Kurtua u largua nga grumbullimi i kombëtares dhe u distancua për një kohë të pacaktuar. Megjithatë, së fundmi, portieri i Real Madridit ka folur për një rikthim të mundshëm në kombëtare, duke treguar hapje pas largimit të Tedeskos dhe ardhjes së trajnerit të ri, Rudi Garsia.

“Objektivi im është të luaj në Kupën e Botës 2026. Ky ka qenë gjithmonë synimi im, por pata një përplasje me ish-trajnerin e kombëtares. Në fund, pata të drejtë. A do të jem në mars kundër Ukrainës? Do të shohim nëse trajneri do të më thërrasë”, – u shpreh me një buzëqeshje portieri, duke zbuluar se tashmë ka pasur kontakte me Garcia.

Së shpejti pritet të dalë edhe e vërteta mbi marrëdhënien e tij me Tedesko.

“Nuk ka pasur asnjëherë probleme brenda grupit të lojtarëve. Ishte një konflikt i pastër mes meje dhe ish-trajnerit, por ndoshta do të flas më shumë për këtë çështje në konferencën për shtyp,” tha mes tjerash Kurtua.

TË FUNDIT

Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Këta janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi

Mexhiti: Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim!

Kush është ish-partnerja e shumëpërfolur e Gjestit?! Miku i tij i ngushtë zbulon më shumë për raportin e banorit me Diellzën…

Presidenti Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë

“Lufta” e Richard Grenellit ndaj Albin Kurtit/ Profesori jep lajmin e madh: Administrata Trump nuk…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË