Kusari-Lila: Sot jemi me maska, por kurrë më të zhveshur nuk e kemi pasur dinjitetin

0

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se fotografitë e sotme në Kuvend do të hyjnë në histori dhe do të pasqyrohen nga mediat botërore, pasi i vetmi Kuvend që në kohën e pandemisë COVID-10 mblidhet për mocion mosbesimi.
Kusari duke folur para deputetëve kritikoi Lidhjen Demokratike të Kosovës për përafrimin me Partinë Demokratike të Kosovës.“… Këto fotografi të sotme do të hyjnë në histori, do të pasqyrohen nga mediat botërore. Jemi vendi i vetëm që po mblidhemi për mocion në kohën kur vendet e në botë po i zgjasin mandatet e Qeverive në detyrë. Nuk është çështja se LDK-ja nuk po merret vesh me kryeministrin”, tha ai.Sipas saj, seanca e sotme në fakt ka filluar dy apo tre seanca më herët, ku përmes rezolutave kanë parë përafrim mes PDK-së dhe LDK-së.
“Mos u fshihni, se sot jemi me maska por kurrë më të zhveshur nuk e kemi pasur dinjitetin”, tha ajo.Deputetja e LVV tha se nuk është kaherë më krenare sesa kur ka parë ministrat e kësaj qeverie në krye të detyrës.
“Nuk ka pasur krenari më të madhe për mua se sa kjo Qeveri. Nuk ka pasur më krenari t’i shohësh ministrin Arben Vitia dhe Lumir Abdixhiku, ministren Bajrami dhe zëvendësit të saj Thaçi duke i kryer detyrat”, tha ajo.