Kush i bëri “sehire” Lëvizjes BESA?

Të ngjarat e fundit në Lëvizjen BESA, nga ku dolën dy grupime më të mdha politike ka zgjuar kureshtjen dhe interesin e opinionit se si nga një parti “idealiste” po përfundon në një parti të interesit. Krahu i Shkupit dhe ai i Tetovës, që pretendojnë se që të dy janë përfaqësuesit legjitim për ta përfaqësuar këtë subject politik kanë thënë sqarimet e tyre për ndasitë që kanë midis vete, shkruan Zhurnal.

Por analistët politik nga ana tjetër vlerësojn se trubulencat që po ndodhin në këtë subject poltik ngjajnë më së shumti me përçarjen e parë më të madhe ndër subjeket shqiptare, atë të Partisë për Prosperitet Demokratik, prej së cilës pastaj doli PPDSH-ja.

“Ndodhitë në Lëvizjen Besa ngjajnë më së shumti me përçarjen e parë më të madhe ndër subjeket shqiptare, atë të Partisë për Prosperitet Demokratik, prej së cilës pastaj doli PPDSH-ja…”, kështu vlerëson për Zhurnal, Daut Dauti, njohës i çështjeve politike në Maqedoni.

Ai thekson se në Lëvizjen Besa po ndodh ajo që pasë përfshi pas një kohe ekzistimi e veprimi shumë parti të tjera dhe duke shikuar përvojën, e vtmja zgjidhje, pasi nuk mund të pajtohen grupet e interesit, që pas një lufte juridike se kush ka të drejtën statutare, të krijohet një subjekt i ri.

“Konceptet apo interesat, madje edhe pikëpamjet e ndryshme për strategjitnë e veprimit, sidomos kundrejt rrethanave të reja pas rënies së VMRO-së, duhet të ketë qenë shkaktari kryesor i këtyre përçarjeve si dhe ambicet e palëve për të drejtuar partinë”, theksoi Dauti.

Nga ana tjetër, gazetari Aco Kabranov mendon se është koha që Lëvizja BESA të shndrohet nga lëvizje në parti, ose kjo parti do të marrë fund.

“Është e qartë se krahu i Bilall Kasamit shpreson në ndihmën edhe të Qeverisë aktuale dhe për këtë ishte edhe takimi i tij me kryeministrin Zoran Zaev dhe deklarata pas takimit se Lëvizja BESA do të bëhet pjesë e Qeverisë së Zaevit. Mbetet për tu parë, por mendoj se Kasami dhe përkrahësit e tij nuk do të mund aq lehtë ta zhvillojnë betejen gjegjësisht të jenë trashigimtarët e vetëm të lëvizjes BESA”, tha për Zhurnal, Aco Kabranov, gazetar.

Ndërsa profesori universitar, Sabaudin Zhuta thotë se në hapsirat politike shqiptare shpesh po na ndodhin frustrime mbrendapartiake.

“E njëjta gjë po ndodh edhe me subjektin politik më të ri në Republikën e Maqedonisë atë të quajtur Lëvizja Besa. Ka dy gjëra: ose që ne jemi të papjekur e frustruar me etje të pakompromis për liderizëm osepo të dobët e të pamundur kundrejt shërbimeve të ndryshme të shtetit të cilat punojn në kauzen e përçarjes së subjekteve politike shqiptare dhe në përgjithsi të popullates shqiptare.  Kjo vërteton tezën për dominim ose sundim mbi shqiptarët kudoqë janë, që don të thotë: PËRÇAJ dhe SUNDO !  Këto që po na ndodhin, jan turp i pajustifikueshëm dhe duhet definitivisht të mbushemi mend”, thotë për Zhurnal, Sabaudin Zhuta, professor universitar./Zhurnal.mk