Kush do të garoj për Sarajin nga VLEN, spekulohen emra

Picture of INA
INA

26/02/2025

Në vjeshtë Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje lokale, ndërsa partitë politike po intensifikojnë punën për planet, që do t’u mundësojnë fitore në sa më shumë komuna, shkruan TV21.

E ashpër do të jetë gara edhe për Sarajin, komunë që numëron 38.399 banorë. Burime të TV21 brenda koalicionit VLEN bëjnë të ditur se po shqyrtohen tre figura nga ky koalicion, si kandidat për kryetar të komunës së Sarajit.

Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit si kandidat po e shqyrton Muhamed Elmazin, drejtorin aktual të “NOMAGAS”, ndërkaq, Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, si kandidat po e shqyrton Blerant Ramadanin, sekretarin e përgjegjshëm të ASH-Taravari, si dhe koordinator për Aplikimin e Teknologjive të Reja në Qeveri. Kurse sipas të njëjtave burime, Alternativa e Zeqirija Ibrahimit po e shqyrton si kandidat të mundshëm ministrin aktual të Çështjeve Europiane, Orhan Murtezani.

Pretendent për t’u kandiduar në Saraj, është paraqitur edhe Hasim Murtezani nga Lëvizja Besa.

TV21 mëson se VLEN ende është në fazë të negociatave, nëse në zgjedhjet lokale do të garojnë veçmas si parti, apo si koalicion. Mësohet se Taravari insiston se në rrethin e parë, katër partitë të garojnë veçmas, ndërsa në rrethin e dytë të bashkojnë forcat si koalicion. Nga ana tjetër, Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe Lëvizja Besa, insistojnë që të garojnë si koalicion që në rrethin e parë.

TË FUNDIT

Letër publike dhe një kërkesë nga familjarët e të ndjerit Vedat Ademi nga Kumanova

Një sekondë shpëton jetën e Gjesti-t në BBVA

Gjykata lë në burg kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu

BDI: Faji për tragjedinë në Koçani të kërkohet aty ku është dhe jo aty ku është e pamundur të ekzistojë faj

Ish-ministri maqedonas pranon ekzistencën e shqiptarëve orthodoksë në Maqedoninë e Veriut

Granit Xhaka nuk kursen mbështetjen për Gjestin para gjysmë finales

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË