Kush e keqpërdori balanserin, që maqedonasit me të madhe po punësohen si shqiptarë?!

ina-online
ina-online

20/02/2024

Koalicioni opozitar shqiptar VLEN thekson përmes një reagimi se zëvendësministri plotësues në Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratë, Stefan Andonovski, deklaroi se duhet të pushojë i ashtuquajturi balanser që përdoret për punësim dhe se pikërisht kjo mënyrë e punësimit ka bërë që nga Maqedonia të largohen kuadrot më kualitative.

“Andonovski, para se të bëj deklarata të tilla aluduese midis rreshtave, është dashur të tregojë se në cilën kohë u jetësua balanseri dhe kush në fakt e keqpërdori më së shumti. Nuk paraqet asnjë problem nëse ndonjë “shqiptar” është punësuar në Berovë apo Pehçevë, por punësimi në institucione shtetërore të qindra e qindra maqedonasve, duke u deklaruar si shqiptarë. Dhe pikërisht kjo ka bërë që kuadrot kualitative shqiptare sot t’i kemi të shpërndarë gjithandej nëpër Evropë, por edhe më larg në Amerikë, Azi e Australi. Më së paku faj për balanserin kanë shqiptarët, vendet e të cilëve, u uzurpuan nga “shqiptarët” maqedonas. Ndaj Andonovski, duke qenë në pozitën aktuale, është mirë që të bëjë një verifikim real dhe do ta shohë se si do t’i dalë rezultati”, thekson VLEN.

VLEN nënvizon është për çdo reformë institucionale në të mirë të të drejtave të të gjithëve, por është kundër atyre lëvizjeve që dëmtojnë, para se gjithash, shqiptarët. “Çdo debat në të mirë të shoqërisë, duhet të jetë i argumentuar, i menduar mirë dhe pa emocione, aq më tepër jo në funksion marketingu parazgjedhor”, reagojnë nga opozita shqiptare.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Menduh thaci

Thaҫi: Kurti nuk ka takat t’i ndihmojë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

Bilall-Kasami-1

“Taravari e ka gjithë koaliconin VLEN pas vetes” – Kasami: BDI në dilemë të qëndrojë ose jo mbrapa Bujarit

azilkerkues-1

Të rinjtë të zhgënjyer me programet e kandidatëve për president

flamuri izraelit qeveria

Vetëm një shtetas i Maqedonisë ka kërkuar evakuim nga Izraeli

642c989a-1854-4176-9cae-98cd54b1817d

Izet Mexhiti: Bujar Osmani promotori i Open Ballkan dhe 9 pikëshit anti-Kosovë

fe129fe1-3078-4efd-9213-990bfd8c0762

Taravari: Bujar Osmani vonë i ra pishman për “Ballkanin e Hapur”

stevo pendarovski

Pendarovski: Nëse i ndajmë qytetarët për shkak të përkatësisë etnike, shteti do të kthehet prapa

ali ahmeti manastir prespe

Evropa është në luftë, Lindja është në luftë” – Ali Ahmeti falënderon liderët e Frontit që u bashkuan

74485e0b-0e12-4a27-bd6b-b553b07e5a17

Azizi nga Zhelina: Ushtarët e UÇK-së janë të zhgënjyer, thonë se “e nisëm luftën për lliri BDI-ja e shndërroi në luftë për LGBDI”

INFO

NA NDIQ