Kush e solli profesorin amerikan Uiliams për Marrëveshjen e Ohrit dhe BDI mos të thirret në legjitimitetin?!

Picture of ina-online
ina-online

14/08/2024

shkruan: Xhevdet Nasufi për INA

Është e vërtetë se Paul Uiliams, profesor amerikan ka qënë pjesë aktive e parapregatitjes së Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në vitin 2001.

Angazhimi i profesorit në këtë projekt sigurisht që ishte në kuadër të përvojes së tij për rastet të ngjajshme në Ballkan, në krah të PDSH-së, por edhe më shumë ishte kontribut i Shteteve të Bashkuara të Amerikësi në korniza të angazhimit gjeostrategjik për evropizimin e Ballkanit.

Në kontekst të këtij objektivi amerikan, lufta e armatosur në Maqedoninë e Veriut(MV) duhej të mbaronte paqësisht, por edhe të përformoj substancialisht në avansimin cilësor të pozitës së shqiptarëve në MV.

Në këto korniza ishte edhe kontributi i profesorit amerikan, që bashkë me Arben Xhaferin, Xhevdet Nasufin, pastaj edhe Mendu Thaçin nisen veprimet fillestare të sajimit të marrëveshjes historike shqiptaro-maqedonase.

Kjo filloi në hotelin ‘Emka’ në Tetovë kur aktiviteti luftarak ishte i intensifikuar, priteshin negociata politike paqsore që nisen në Shkup dhe mbaruan në Ohër.

Shpekulimi se Uiliams, ‘mutatis mutandis’ Marveshja Kornizë e Ohrit janë në ndihmesë të Ali Ahmetit dhe BDI të zëvendësoj VLEN në pushtet, është sa e pavërtetë, jo korrekte aq edhe e pasaktë:

-Së pari, legjitimiteti në të cilin thiret BDI është kuptim që ndërlidhet me moralin dhe etikën në veprime apo mosveprimet njerëzore. Rast për shembull: Ishte sulmi ushtarak i NATO-s kundër forcave serbe tërësisht legjitim edhe pse nuk e kishte vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pasi u ndërmorr në funksion të mbrojtjes të mbarë një populli nga gjenocidi dhe shfarosja.

Edhepse shembulli është tejet sinjifikues për shqiptarët, BDI duhet të kuptoj se VLEN në qeveri ka legjitimitetin, por edhe legalitetin, apo bazën juridike. Konkretisht, VLEN ishte pjesëmarrëse e zgjedhjeve parlamentare me epilog të konsideruar suksesi, dhe Mickoski si manadar e konsumoi të drejtën e tij që për koalicion të zgjedh koalcicionin VLEN, ashtu si ka mundur ta bëj edhe me BDI në anën tjetër. Pra nuk ka as mangësi të legjitimitetit, e as legalitetit te munguar te themelimi i Qeverisë e Mickoski.

– Së dyti, Marrëveshja Kornizë e Ohrit ngritet në pesë shtylla bazike në funksion të avansimit të statusit politik-etnik të shqiptarëve në MV.

Legjitimiteti në të cilin thirret BDI dhe Ali Ahmedi për të qenë në pushtet është në mospërputhje me përmbajtjen e MO, por edhe vetë interpretimin e kuptimit të fjalës legjitimitet.

Marrëveshja e Ohrit në asnjë mënyrë dhe formë nuk e ka trajtuar formimin e qeverisë, strukturën  e saj, apo cili me cilin do të lidh partneritet.

Kjo, sepse në të gjithë botën demokratike themelimi i qeverisë është rezultat i zgjedhjeve, i përcaktimit të mandatarit, i garantimit të formimit dhe funksionimit të qeverisë. Janë këto standarde të dakordsuar në Evropë e më gjërë.

Është pa sens dhe jo e natyrshme që BDI thirret në legalitet apo legjitimitet në MO për të qenë pjesë e qeverisë, por harron se kjo nuk është kështu. Se qeverisja e Maqedonisë së Veriut është e pashmangshme të jetë shqiptare-maqedonase, gjithsesi është legjitime, pasi reflekton barazi, siguri dhe paqe. Pretendimi i BDI se fituesi me fituesin nga të dy taborret etnike të themeloj qeverinë, edhe është njëfarë biçim dakordsimi partiak për interesa jolegjitime, por jo edhe dakordim etnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Do të ishte në dukje admiruese përcaktimi i këtillë politik ndëretnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve, sikur në të njejtën kohë të mos ndryshohej sistemi: Demokracia zgjedhore, pastaj edhe sistemi parlamentar. Për ndërhyrje të këtilla në funksion të barazisë edhe duhet të pregatitet ambienti politik në Maqedoninë e Veriut, por jo për interesa dhe favore partiake.

*Autori është ish-ministër i drejtësisë

 

TË FUNDIT
5 orë
Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV
5 orë
Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur
8 orë
Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes
8 orë
Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)
8 orë
Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE

ME TE LEXUARA

18 orë
Aliu: Rruga Prizren-Tetovë, këto do të jenë efektet në të dyja anët e kufirit
10 orë
Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata!
18 orë
Rasti "Krmzov": Akuza për kontrabandë, borxhe ndaj DAP dhe llogari bankare të bllokuara!
8 orë
Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE
18 orë
Bie borë në Pelister
8 orë
Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)
16 orë
Shqipëria rekord turistësh edhe në vjeshtë, italianët dhe anglezët mbushin Vlorën
8 orë
Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes

LEXO MË SHUMË

Krenar Lloga

Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV

Donald Trump

Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur

avtoskola vozitje

Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes

presheve

Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)

pasaporta-gjermane

Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE

Arben Taravari VLEN

Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata!

IMG_0640

Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit

IMG_0639

Rijad Shaqiri dhe Haradinaj: Të fala atyre që mendojnë se do ti harrojmë ushtarët e UÇK-së

remzi-780x470-1

Mehmedi: Për të drejtat e shqiptarëve në RMV është derdhur gjak, nuk lejojmë diskriminim!

INFO

NA NDIQ