Kush e spiunoi Encën për kultivimin e kanabisit? Dalin detaje

INA
INA

13 Shtator, 2023

Policia arrestoi ditën e sotme këngëtaren e njohur Enca pasi 27-vjeçarja akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Pas kontrollit në banesën e saj, në ballkon policia ka gjetur 5 vazo të mbjella me kanabis të mëdha. Gjithashtu bëhet e ditur se edhe i dashuri i saj është arrestuar.

Këngëtarja para bluve të Tiranës është shprehur se i ka për përdorim vetjak, por kush e ka spiunuar këngëtaren?

Burime për AlbEu bëjnë me dije se ka qenë një person nga rrethi i saj që e ka spiunuar në polici, pasi ajo organizon shumë festa private në banesë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Balcony”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në ballkonin e banesës së saj, vihet në pranga 27-vjeçarja.

Sekuestrohen bimët narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”.

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër. Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ilir-shaqiri-luizi

Ilir Shaqiri flet për Luiz Ejllin: Është shumë i fortë dhe ka…

luiz-ejlli

Luiz Ejlli me një performancë speciale në premierën e “Dancing With The Stars”

sara-hoxha-

“Rri ekstremisht e zhveshur, çfarë shembulli je për vajzën”- Sara Hoxha “kapet” me ndjekësen: Mund të bëjë çfarë t’i dojë qejfi

fero arbenita

I bie pishman? Fero fshin kërkimfaljen ndaj Arbenitës

elvis-pupa

Elvis Pupa ‘leksion’ emancipimi për Albano Bogdo që nuk kërkoi ndjesë publike ndaj Beatrix Ramosajt (Video)

eduard grishaj arbana

Arbana Osmani kritikohet për veshje, nuk heziton të kthejë përgjigje publike

enca haxhiaj

Rrëzohet kërkesa e Prokurorisë, nuk ka burg për Encën

luizi

Nuk është Kiara/ Për Luizin ka vetëm një divë bukurie shqiptare dhe ajo është…

Screenshot_2023-10-03-20-20-50-656-edit_com.instagram.android

Publikohet kënga e re e Luizit “Pa ty”

INFO

NA NDIQ