Kush e spiunoi profesorin kumanovar Naim Ibrahimi?

Për ta ndriçuar të vërtetën historike te mbylljes se shkollave shqipe te Kumanovës, te demostrates se 29.08.1988, te akterëve te asaj kohe, qe te dihet se kush ishte i organizuar ne anen e pushtetit, e kush ne anen e popullit, duhet te kthehemi ne vitet 1981 e 1960! Fllimisht duhet te dal ne shesh e verteta mbi burgosjen e dy figurave emblematike te arsimit shqip të Kumanovës! Duhet te dal ne shesh e verteta mbi burgosjen e profesor Naim Ibrahimit i cili sot vuan pasojat fizike të burgut dhe ato psiqike qe i kanë shkaktuar njerëzit qe e kane spiunuar! Dhe, duhet te dal ne shesh e vërteta e mesuesit patriot Mumin Kastrati nga fshati Hogosht i Kamenices, i cili ne v.1960 u denua me burg te rende si mesues në komunen e Likovës!

Poashtu kohe e fundit eshte qe te reflektojne e te flasin vet, gjithe ata profesor shqiptarë qe pranuan ne vend te gjuhes shpipe nxenesve shqiptarë t’ju ligjerojne ne maqedonisht!?
Eshte kohe e fundit te dihet e verteta per gjithe veglat e pushtetit qe me datë 29.08.1988 ishin brenda ne sallen e nderteses se Komitetit e nuk u denuan, kurse nxënësit, prinderit e disa mesimedhenes jo qe u denuan por u rrahen e u malltretuan per vdekje, e askush nga keta komunistë te komitetit nuk shkoi ti mbronte?!
Eshte kohe e fundit te mesohet e verteta sepse me genjeshtra nuk mund te ecet perpara, zaten genjeshtra eshte ajo e cila nuk po i le shqiptaret te ecin perpara! Mesuesi Mumin Kastrati nuk eshte me ne mesin e te gjalleve, por vepra e tije eshte e gjalle! Profesori patriot Naim Ibrahimi eshte gjalle, nuk duhet pritur derisa ai te shkoj ne amshim pa u zbuluar e verteta!
Kush jane ata që spiunuan dhe pse e bënë këtë gjë të shëmtuar ndaj profesor Naimit e mësues Muminit?!
Pse po tentohet qe njerezit qe e spiunuan profesorin patriot Naim Ibrahimi, te ngriten ne shkallen e Heronjeve te Kombit?!
E verteta nuk mund te fshihet as duke u falur ne xhami, as duke u futur neper degë e rrema te partive, e as duke bere Levizje te reja ne baza te mentalitetit te vjeter monist!