VIDEO/Kush e vrau Fehmi Aganin, rrëfimi ekskluziv i dëshmitarit kundër Millosheviqit

Picture of designer@fetishimedia.ch

06/05/2023

InDoks  sjell rrëfimin ekskluziv të Shukri Aliut, një ushtarak shqiptar që kishte dëshmuar edhe në procesin penal kundër Sllobodan Millosheviqit në Tribunin Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në Ish-Jugosllavi (ICTY).

Ai për herë të parë në këtë intervistë ka zbuluar harta e dokumente sekrete që sipas tij zbulojnë që lufta në Kosovë ishte përgatitur shumë dekada më parë dhe ishte pjesë e një platforme për siç e quan ai “Serbinë e Madhe”.

Për herë të parë në këtë intervistë, Aliu zbulon edhe lista të atyre që njihen si “paramilitarë”, por që sipas tij ishin të kontraktuar nga Ushtria e Ish-Jugosllavisë për të kryer krime në luftën e Kosovës.

Ai ngre dyshime se aktualisht në Kosovë janë edhe mbi 100 familje serbe që pretendohet se erdhën nga Shqipëria në Kosovë gjatë luftës, por që thotë për prejardhjen e tyre duhet të kërkohet hetim se a erdhën vërtetë nga shteti shqiptar, apo u kamufluan si të tillë.

Në një pjesë të dëshmisë së tij ai ka folur gjerë e gjatë për vrasjen e Profesor Fehmi Aganit. Përmend edhe emra se kush, sipas tij e kreu këtë krim.

Më shumë se sa një herë ai është fokusuar dhe ka ngritur dyshime për përfshirjen e Kishës Serbe në Kosovë në luftën e fundit dhe me theks të veçantë përfshirja direkte e ish-Bishopit të saj, Artemije Radosavljević që sipas tij edhe ka qenë pjesë e shtabit ushtarak që ishte i përfshirë në krime lufte, por edhe madje ka dekoruar të dyshuar për krime lufte.

TË FUNDIT

Rama me krimin harxhoi 70 milionë euro, fali 200 milionë euro gjoba, reagoi Berisha nga protesta në Tiranë

Albrim Hoxha: Jam “ushtar” i Aleancës dhe VLEN-it, gjithmonë kundër BDI-së!

Reuters: Shqipëria e vogël dhe aspiruese pret samitin gjigant europian

Mexhiti: Jemi në bisedime me deputetët e Frontit

Vendimi për shqipen mund të shtyhet

Shqipëria po tkurret, INSTAT: Po vazhdon rënia e popullsisë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË