Muhamer Pajaziti
Sot një vit ndërroi jetë në burgjet e Maqedonisë Rexhail Qerimi, i cili ju përgjigjë thirrjes së atdheut dhe mori pjesë në luftën e UÇK-së në vitin 2001, për liri e barazi.
Rexhaili nga fshati Opajë, u dënua pajfajsisht, pa asnjë fakt të vetëm nga gjyqësia e kalbur e këtij shteti.
Politika e poshtër shpeshherë i kishte dhënë shpresa të rrejshme se do ta liroj, por edhe ne si shoqëri kemi dështuar të luftojmë sa duhet për lirinë dhe pafajësinë e tij.
Rexhaili dhe familja e tij kërkuan drejtësi pothuajse të vetëm, për më shumë se një dekadë.
Ata luftuan vetëm, sepse ne jemi shoqëri e fjetur dhe reagojmë vetëm kur prekemi personalisht nga gjembat dhe makineria policeske e sekrete e këtij shteti, që shkatërron jetë, familje dhe fate njerëzish.
Ne nuk jemi të unifikuar dhe mobilizuar kur shkelen të drejtat tona, nuk kemi gjithashtu edhe një shoqëri civile apo mekanizma tjerë për t’i denoncuar padrejtësitë dhe për t’i mbrojtur viktimat e këtij sistemi që është vazhdimësi e të kaluarës.
Zoti e mëshiroftë Rexhailin dhe ngushëllime familjes!