Kush është Almir Veliji, zëvendësministri që dyshohet se u përfshi në ryshfet?

Picture of designer@fetishimedia.ch

13/01/2023

Sipas një audio-incizimi të publikuar nga portali Insajderi.org, dyshohet se zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal në Kosovë, Almir Veliji, nga partia Bashkimi Social-Demokrat, është përfshirë në një aferë ryshfeti ku flitet për një grant qeveritar me vlerë prej mijëra eurove.

Veliji, dëgjohet duke biseduar me një person tjetër rreth grantit. Ndërkaq organet e rendit tashmë kanë nisur hetimet.

“Referuar kërkesës suaj mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës posedon informacionin si dhe është në fazën fillestare të hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Albanain Post ka kontaktuar deputeten e komunitetit boshnjak Duda Baljen që është edhe themeluese e Bashkimit Social-Demokrat, por ajo ka thënë se nuk ka informacione për bashkëpartiakun e saj.

“Jam jashtë shtetit dhe nuk kam dëgjuar gjë”, tha Balje.

Ndërkaq që nga viti 2021 një seri rastesh për keqpërdorim të granteve qeveritare, me theks të veçantë atyre në bujqësi janë hetuar nga Prokuroria.

Më 22 dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 15 të akuzuarve për rastin “Subvencionet II”.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria ka bërë të ditur se aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve si persona zyrtar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe përfitues të subvencioneve në mënyrë të kundërligjshme për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Më 1 prill të vitit të kaluar, Veliji ishte emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Lajmin e kishte dhënë vet Veliji duke shkruar në Facebook dhe duke falënderuar Kurtin për besimin e dhënë.

Ai ishte është zotuar që punën do ta kryej me përgjegjësi, vullnet, përkushtim dhe guxim me theks të veçantë për komunitetin boshnjak.

“Për t’i përmbushur objektivat tona si komunitet, e që janë̈ edhe pritjet tuaja, do ta shfrytëzoj përvojën time institucionale në mënyrë̈ që ta arrijmë më të mirën për vendin tonë dhe për komunitetin”, kishte thënë ai.

TË FUNDIT

Arrestohet kryebashkiaku Erion Veliaj dhe një zyrtar tjetër

Bajçinovci paralajmëron se shumë shpejt do formohet Qeveria Kurti 3

Pas numërimit të 90% të votave, ja si ndahen mandatet e deputetëve në Kosovë

Haradinaj përjashton koalicionin me Kurtin

Vuçiq “kunj” për Kurtin: Duhet të shqetësohet për veten, 10 mandate për Listën Serbe

Zaevi dhe Kovaçevski kanë harxhuar mbi 280 mijë euro për reklamim në facebook

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË