Kush është Armanda Begaj, zonjën e parë e Shqipërisë

Bajram Begaj u zgjodh Presidenti i ri i Shqipërisë. Ai sot edhe zyrtarisht do ta marrë detyrën e njeriut të parë të shtetit shqiptar.

Me mbërritjen e Begajt në Presidencë, vendi do të ketë edhe Zonjën e Parë, diçka e munguar gjatë mandatit të Ilir Metës, pasi bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Po kush do të jetë Zonja e Parë e Shqipërisë?

Ajo quhet Armanda Begaj, bashkëshortja e presidentit të zgjedhur.

Ka lindur në vitin 1968. Ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ndërsa së fundmi ka qenë “IT” në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Çifti Bajram dhe Armanda Begaj ka edhe dy djem.

Ndërsa sipas formularit të dekriminalizimit familja Begaj nuk ka jetuar asnjëherë jashtë shtetit. (INA)