Kush është BISHA? Adrola Dushi vs Capital T, modelja këndon këngën e reperit (VIDEO)

0

Capital T është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm dhe më të komentuar, si nga mediat ashtu dhe nga publiku. Ai është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për jetën private dhe fansat janë shumë kuriozë të dinë ç’bëhet me të.

Kohët e fundit u përfol se reperi është në një lidhje me Adrola Dushin, por dyshja e mohon edhe pse disa prova nuk fshihen.

Së fundmi, Adrola ka realizuar një intervistë për “Express rozë”, ku si në çdo dalje tjetër është përmendur edhe Capital T. Konkretisht modelja është pyetur për 3 këngë të tijat, ku ajo ka përmendur “Fjalt e nanës”, “Akull” dhe “Bisha”.

Madje këtë të fundit edhe e ka kënduar dhe ne duam përgjigje se cili nga dysha është ‘bisha’?

E gjitha filloi në verë, kur reperi u shfaq krah Adrola Dushit, duke ndezur rrjetin e kur të gjithë aluduan për një lidhje të mundshme, ata u shfaqën bashkë në këngën “C’est la vie”.