Kush është biznesmeni shqiptar që për një ditë pagoi 5 milionë euro për blerjen e aksioneve të “Bankës Komerciale” në Maqedoni?

Një biznesmen shqiptarë ka hyrë fuqishëm në bankën e njohur “Bankën Komerciale” (Komercijalna Banka) në Maqedoninë e Veriut.

Portali “Faktor” ka shkruar se bëhet fjalë për biznesmenin shkupjan të ndërtimeve, Fatmir Etemi, i cili ka blerë 1,6 % të aksioneve në këtë bankë me një vlerë prej 5 milionë eurove, përcjell INA.

Etemi siç dihet kohë më parë ishte emëruar edhe kryetar i Këshillit mbikëqyrës të kësaj banke. Ai këtyre ditëve sipas portalit “Faktor” ka blerë aksione e kompanisë “Supertrade”, që merret me tregtimin me automjete. Vlera e një aksioni të kësaj banke shkon në 8675 denarë.

Siç thuhet Etemi është biznesmen i suksesshëm në botën e ndërtimit me kompaninë e tij “ZSF KOM”. Para pandemisë gjegjësisht në vitin 2019 kjo kompani ka pasur të hyra prej 7.6 milionë euro dhe fitime prej 2.6 milionë eurove. Ajo njihet si lidere në sferën e ndërtimeve. (INA)