Kush është burri shqiptar që u gjet i vdekur në Itali, ishte në prag të kthimit në atdhe

INA
INA

04/01/2024

Për pak javë do të kthehej në Shqipëri, por udhëtimin e ktheu në një fund fatal për veten e tij duke u varur në një pemë.

Viktima është Kujtim Çobo, 54 vjeç, emigrant i përkohshëm në rajonin e Lazios, raporton noa.al.

Ditën e martë në mëngjes, pronari i biznesit ku po punonte provizorisht Çobo, u shqetësua kur 54 vjeçari nuk u paraqit për pinë.

Ai njoftoi policinë dhe karabinierët nisën kërkimet në Vetriolo, një fshat në Bagnoregio, komunë në Tuscia, pjesë e rajonit të Lazios.

Sipas asaj që është zbardhur deri sot, burri me origjinë shqiptare ishte zhdukur pasditen e së hënës dhe më pas u gjet i varur në një pemë.

Autoritetet thanë se trupi i burrit, pasi familja e tij të jetë gjetur në Shqipëri, do t’u dërgohet atyre për varrimin.

“Ngushëllimet e mia më të thella familjes – shkroi dje kryetari Luca Profili –. Gjyqësori dhe karabinierët, të cilët i falënderoj, do të hedhin dritë mbi atë që ndodhi”. /noa

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shqiponja-me-duar

“Krenarbëria” për herë të parë jepen çmime për krijimtarinë Arbëreshe (FOTO)

margarita magi camaj

Avokatja e parë shqiptare në Grammy 2024

Foto Ilustrim

Në Zvicër arrestohet një shtetas (45) i Maqedonisë së Veriut i dyshuar për terrorizëm

azilkerkues-1

Mbi 1,1 milionë kërkesa për azil në Evropë në 2023

kosovar suedi

Dy kosovarë bëhen heronj në Suedi, ia shpëtuan jetën një personi që ra në ujë

shqiptari restorant gjermani

Shqiptari që ka restorant në Gjermani s’ua merr asnjë cent klientëve shqiptarë

punetoret-800x445

Si e humbi jetën mërgimtari 43 vjeçar në Itali

protesta-nju-jork2

Shoqata Malësia e Madhe në New York, zgjodhi kryesinë e re : Kryetar i ri me mandat dy vjeçar u zgjodh Senad Lulanaj

shtetesia amerikane lotaria

Tarifat e aplikimit për shtetësi amerikane do të rriten për herë të parë në 8 vjet

INFO

NA NDIQ