Kush është e veja e Silvio Berlusconit, deputetja 54 vjet më e re se ish-kryeministri i ndjerë

Picture of ina-online
ina-online

12/06/2023

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të së hënës në spitalin San Raffaele të Milanos, krah vëllait të tij, Paolo Berlusconi dhe fëmijëve Marina, Eleonora, Barbara dhe Pier, aty ku po kurohej prej disa kohësh me infeksionin në mushkëri dhe leuceminë.

Shëndeti i manjatit të shquar mediatik që drejtoi tri qeveritë italiane ishte përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit. Ai u rikthye në spital të premten, ku pavarësisht trajtimit, analizat nuk treguan shenja përmirësimi, më pas situata u përkeqësua.

Berlusconi ishte një nga politikanët më të shquar të Italisë, duke bërë një rikthim politik në vitin 2017, pavarësisht nga një karrierë e njollosur nga skandalet seksuale, akuzat e panumërta për korrupsion dhe një dënim për mashtrim tatimor.

Por, i ndjeri Berlusconi njihet edhe për jetën e tij aktive romantike dhe seksuale, teksa kujtojmë se vetëm pak më shumë se një vit më parë, ai kurorëzoi në martesë lidhjen e tij me deputeten italiane 54 vjet më të re, Marta Fascina.

Romanca me deputeten 54 vite më te re

Marta Fascina nisi një romancë me 85-vjeçarin pranverën e 2020-s, pasi ky i fundit u nda nga partnerja e tij, Francesca Pascale, me të cilin po ashtu kishte 49 vite diferencë. Pasi lidhja e tyre u bë publike, 31-vjeçarja nuk ka reshtur së treguari dashurinë që ndjen për Berlusconin.

Gushtin e kaluar, ajo bëri tatuash inicialet e tij, S. B., në gishtin e unazës (të njëjtën gjë bënë në të kaluarën edhe ish-të dashurat e Berluskonit, Sabina Began dhe Francesca Pascale).

Duket se kjo është një shenjë adhurimi për njeriun i cili, pavarësisht diferencës së madhe në moshë, i ka vjedhur zemrën dhe “meriton gjithë dashurinë e saj”.

Martesa madhështore e çiftit:

Çifti e kurorëzoi lidhjen e dashurisë me një ceremoni madhështore martese, ku kujtojmë se vetë “Festa e dashurisë” e organizuar nga Silvio Berlusconi llogaritet të ketë kushtuar rreth 400 mijë euro. Kjo për t’i vërtetuar botës se sa seriozisht e merr marrëdhënien me të dashurën e tij 32-vjeçare, Marta Fasina.

Ceremonia u zhvillua në Villan historike Gernetto në qytetin Lesmos, në veri të Milanos. Ish-kryeministri i Italisë zgjodhi ta vuloste lidhjen me të renë e partisë “Forza Italia”, partnere e tij që nga fillimi i vitit 2020, me një “ceremoni” që të kujton një dasmë: 32-vjeçarja kishte veshur një fustan nusërie me vello, kishte një tortë dasme dhe çifti hynë në një kishë, por nuk respektuan ritualin zyrtar kishtar.

Arsyeja pse çifti nuk u martuan zyrtarisht ishte një mosmarrëveshje me fëmijët e Berlusconit për pronën e tij. Pesë fëmijët e rritur të Silvio Berlusconit besohet se janë indinjuar nga qëllimi i babait të tyre për t’u martuar me Fassina-n ligjërisht, pasi nëse kjo do të ndodhte, atëherë 32-vjeçarja më vonë mund të pretendonte një pjesë të respektueshme të pasurisë së ish-kryeministrit 85-vjeçar.

Sipas mediave italiane, Marta ishte “e ofenduar dhe shumë e inatosur që nuk kishte një martesë normale”. Mirëpo, duket se më në fund ajo i kapërceu këto ndjenja hidhërimi, pasi ditën e martesës së saj një makijazh i bardhë shkëlqente nga lumturia në “fustanin e saj të nusërisë” mbresëlënës.

Antonio Riva, prej dantelle franceze me bisht 3.5 metra të gjatë, me koston e fustani vlerësohet në rreth 20.000 euro. Nga ana e tij, Berlusconi zgjodhi një kostum elegant blu Armani.

Pas “dasmës simbolike”, çifti organizoi një pritje me meny të kuruar nga restoranti “Da Vittorio”. Ndër të tjera, të ftuarit shijuan mondeghili viçi me limon, njoki me rikota dhe patate me shafran dhe viçi të gatuar në verë të kuqe me krem ​​karrote të aromatizuar me kanellë.

Sipas organizatorit të dasmës, Illy Goodall, buxheti total i dasmës mund të arrijë në 400.000 euro.

Kush është Marta Antonia Fascina?

Marta Antonia Fascina, e lindur në Kalabri, e rritur në Campania, e diplomuar për Letërsi dhe Filozofi në Universitetin La Sapienza të Romës.

Ajo kandidoi me partinë Forza Italia dhe u zgjodh deputete në vitin 2018 duke i zënë vendin Nunzia De Girolamo. La Fascina pasi u diplomua punoi në zyrën e shtypit dhe marrëdhënieve me publikun në Milano.

TË FUNDIT
25 minuta
Kasami: Llërca e dëshmoi lirinë, demokracinë dhe të qenurit e pagjunjëzuar
2 orë
VLEN i merr një deputet Frontit në njësinë 6
2 orë
Maqedonia e Veriut në mesin e 38 vendeve bashkësponsor për rezolutën e gjenocidit në Srebrenicë
3 orë
Dimitar Kovaçevski jep dorëheqje nga funksioni kryetar i LSDM-së
4 orë
Taravari me “pako” të begatshme në Qeveri

ME TE LEXUARA

14 orë
Ligji i parë global për Inteligjencën Artificiale – çfarë synon me këtë hap inovativ Bashkimi Evropian?
10 orë
VLEN në Qeveri, Lëvizja BESA me dy ministri
1 ditë
PTHP: Hetim ndaj dy personave për marrje ryshfeti
14 orë
Po bëhen prindër, a kanë vendosur për emrin e bebit Sara dhe Bardhi?
10 orë
Momente gazmore në shtëpinë e Big Brother – Romeo bën ‘strip’ për Heidin dhe Eglën
1 ditë
Schneeberger: Kurti s'ka faj, BE po bëhet "kukull" e Vuçiqit dhe Putinit

LEXO MË SHUMË

kasami tubim

Kasami: Llërca e dëshmoi lirinë, demokracinë dhe të qenurit e pagjunjëzuar

VLEN FRONTI

VLEN i merr një deputet Frontit në njësinë 6

okb

Maqedonia e Veriut në mesin e 38 vendeve bashkësponsor për rezolutën e gjenocidit në Srebrenicë

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

Dimitar Kovaçevski jep dorëheqje nga funksioni kryetar i LSDM-së

Arben Taravari VLEN

Taravari me “pako” të begatshme në Qeveri

denar rroga ndihma

Paga mesatare në Maqedoni, ndër më të ulëtat në rajon

fature-market

Vazhdon abuzimi me çmimet, kryesisht në produktet ushqimore

vmro vlen negociata

VLEN me 5 ministri dhe 2 zëvendëskryeministra

egla rom

Momente gazmore në shtëpinë e Big Brother – Romeo bën ‘strip’ për Heidin dhe Eglën

INFO

NA NDIQ