Efi Dhedhes është bukuroshja të cilën publiku e njohur përmes “Përputhen”, ndërkohë që së fundi u bë tejet e famshme nga pjesëmarrja e saj në “Big Brother VIP Albania”.
Duket e pjekur, e matur, me vetëbesim, por është vetëm 27 vjeç.
Ajo spikati si personazh dhe mori pëlqimin e mbarë publikut dhe kjo u refelktua edhe në shifra. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi Efi fitoi mbi 200 mijë ndjekës në rrjetet sociale duke “konkurruar” kështu edhe Luizin, i cili është fenomeni i këtij edicioni.
Efi, pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, e ka konfirmuar dashurinë e një publiku tejet të gjërë.
Si vajzë e çiltër, ajo nuk heziton të zbulojë gjëra nga vetja, e kaluara apo edhe të shpreh mendime për ndonjë gjë.
Së fundmi në një bisedë me vajzat në oborr, ajo tregoi se ka punuar në një klub nate para disa viteve kur ishte në shkollë.
Bukuroshja thekson se e bëri këtë punë në mënyrë që të kishte një lloj buxheti për veten.
“Kam punuar në një klub nate, sepse të vazhdoja shkollën në Durrës por thash me veten time që e vetmja mundësi dhe të kem një lloj buxheti ishte jeta e natës, një herë në javë, hostess. Por ça hostess isha unë ishte mirmbrëma si je, dy orë në tualet. Nuk mundesha. Nuk e bëja dot, derisa pastaj ika”, u shpreh ajo.
Ajo më tej ka treguar se ka punuar edhe në Gjermani, por ka qëndruar edhe në Zvicër, ku kishte një të dashur dhe me të cilin pas një bashkëjetesë të izoluar dhe të vështirë, është ndarë.
Ajo nuk tregon se cila është lidhja e saj e fundit, edhe pse pas daljes nga Big Brother ishte shfaqur me një partner në ditëlindjen e saj. Efi kishte pranuar se ai me profesion është ekonomist, por më nuk ka folur për të dhe ka thashetheme për divorcim. Ajo u shfaq me këngëtarin Mozzik në një klip të realizuar me këngëtarin kosovar.