Kush është francezi Rene Troccaz, i dërguari i pestë për rajonin dhe cili do të jetë roli i tij?

ina-online
ina-online

30/09/2023

Franca emëroi diplomatin Rene Troccaz si të dërguar të posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në një njoftim të ministrisë së Jashtme thuhet se emërimi i tij është në përputhje me përfshirjen e shtuar të Francës në rajon në sfondin e afrimit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

“I dërguari i posaçëm do të përfshihet në çështjet më të rëndësishme të politikës rajonale, në bahskërendim me homologët e tij evropianë dhe amerikanë. Ai do të vëzhgojë gjithashtu nismat e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht Procesin e Berlinit”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimin e bëri në një postim në rrjetin X të njohur deri vonë si Twitter edhe vet diplomati Troccaz, i cili mbante postin e Konsullit të Përgjithshëm të Francës në Jerusalem, ndërsa më parë kishte shërbyer si ambasador i Francës në Qipro si dhe kishte mbajtur poste të ndryshme në ministrinë e Jashtme dhe atë për Evropën.

Troccaz do të jetë i dërguari i pestë perëndimorë për rajonin.

Aktualisht zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar është në postin e të dërguarit të posaçëm amerikan, Sir Stuart Peach i dërguar i posaçëm i Britanisë së Madhe, ndërsa Miroslav Lajçak, në detyrën e të dërguarit të posaçëm të BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor. Manuel Sarrazin është i dërguar i Gjermanisë për rajonin.

Që të gjithë janë pjesë e përpjekjeve për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Naim Murseli Liridon

Naim Murseli pranon përpara policisë se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij, 15 mijë euro i dha para dhe 15 duhej pas aktit

Arben Taravari

Taravari sqaron gjitha dilemat dhe akuzat, ASH është faktor, do të dij si të veprojë

Naim Murseli Liridon

Tronditëse: I arrestuari i dytë deklaron para Policisë se Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas

Naim Murseli Liridon

Liridona Murseli u vra në sy të fëmijëve, arrestohet bashkëshorti

nxenesit idrizove shkolla

Ministri Shaqiri jep lajmin për hapjen e paraleles shqipe në shkollën e Idrizovës

Escobar Lajcak

Publikohet Draft-statuti i Asociacionit

James O’Brien Xhejms O Brajan

O’Brien: Struktura politike marrin para nga disa vende për të qenë kundër BE-së

Zekiri muhamed

Ja edhe sa muaj burg i kanë mbetur Zekirit që u dënua me 2 vite e gjysëm

Muhamed Zekiri

Muhamed Zeqiri dënohet me 2 vjet e gjysmë burg

INFO

NA NDIQ