Kush është hajni shqiptar që sulmoi shtëpitë e milionerëve të Londrës?

0

Pronari i një dyqani, 42 vjeqari qe u largua nga Kosova për të filluar një jetë në Britani, u shpall fajtor për 21 vjedhje dhe thyrje të shtëpive në lagjen e pasur të Londrës në Wimbledon, gjatë dekadës së kaluar, transmeton Bota sot.

Hajduti i quajtur “Wimbledon Prowler” është përballur me burg pas pranimit të vjedhjes për më shumë se 500 mijë paundë stoli dhe sende tjera me vlerë.

Asdrit Kapaj hyri në shtëpitë me miliona në perferi të Londrës, madje duke synuar edhe rezidencën e legjendës së tenisit Boris Becker.

Babai i dy fëmijëve, Kapaj i cili erdhi në Britani të Madhe pas trazirave në Kosovë dhe posedon një dyqan të peshkut dhe një të qajit, në Altrincham, Greater Manchester, por u nis në Londër për të kryer sulmet e tij gjatë natës.

42 vjeqari i cili nuk kishte dënime të mëparshme, e maskonte veten dhe ngjitej lartë për të shmangur zbulimin. Ai madje mbyllte dritaret pas tij, që viktimat të mos e kuptonin se ai i kishte sulmuar. Por ai sot pranoj se ishte pas 21 vjedhjeve dhe dy vjedhjeve të tentuara, duke arritur vlerën në 542 mijë paundë. Prokurorët thanë se ai ndoshta ka kryer më shumë vjedhje, madje mund të ketë vjedhur deri 200 shtëpi.