Kush është kandidat për ta marrë drejtimin e Tottenhamit?

Trajneri i RB Leipzigut, Jualian Nagelsmann, është kandidat për ta zëvendësuar Jose Mourinho në postin e kryetrajnerit te Tottenhami, raporton “Football London”. Mourinho është shkarkuar sot nga Tottenhami.

Nagelsmann është në krye të listës së kandidatëve që pritet të marrin drejtimin e Tottenhamit. Por, gjermani i ri është përmendur edhe si zëvendësues i mundshëm i Hansi Flickut te Bayern Muencheni.

Flick do të largohet nga Bayerni në fund të stinorit. Më herët Nagelsmann kishte thënë se pret që të mbetet te Leipzigu edhe edicionin e ardhshëm, pasi ka kontratë me klubin gjerman deri në verën e vitit 2023.