Kush është kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për Tetovën

Vullnet Murseli është i lindur në Tetovë, në një familje me origjinë nga fshati Lisec. Është i martuar, dhe baba i dy djemve. Ka mbaruar Fakultetin Juridik, si dhe është Magjistër i Shkencave për Shëndet Publik. Pas studimeve të magjistraturës ka dhënë provimin e jurispodencës. Ka 25 vite përvojë pune në sektorin privat dhe atë publik.

Aktualisht është drejtor i Sektorit për Implementimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare të aspektit Social- në Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë së Veriut.

Njëkohësisht është pronar i laboratorëve diagnostik LAOR në Tetovë. Është anëtar i Aleancës për Shqiptarët qe tre vite ku vazhdon të japë kontributin tim në shumë sfera./Lider.mk