Kush është kandidati potencial për të zëvendësuar Xavin tek Barca? (FOTO)

ina-online
ina-online

02/03/2024

Barcelona ka mbajtur emrin e Roberto De Zerbit në listën e tyre të ngushtë për të zëvendësuar potencialisht Xavi Hernandez në rolin e trajnerit.

Gjigantët katalunas aktualisht po punojnë me një sërë opsionesh se kush mund të hyjë në skuadër për të marrë drejtimin sezonin e ardhshëm.

Krahas lidhjeve me menaxherët nga i gjithë kontinenti, trajneri i Brighton, italiani De Zerbi vlerësohet shumë nga hierarkia e Barcelonës.

Ish-trajneri i Blaugranave, Pep Guardiola thuhet se ka dhënë mbështetjen e tij që De Zerbi të jetë kandidati i duhur për të marrë drejtimin.

Barcelona ka dërguar skautë për të parë nga afër ekipin e De Zerbit që nga fillimi i vitit 2024, por asnjë lëvizje nuk është bërë.

De Zerbi u pyet për thashethemet, përpara udhëtimit të Brighton te Fulhami në Ligën Premier dhe ai pranoi se planet e tij të ardhshme mund të ndryshojnë.

“Në këtë moment kam vetëm Brighton në mendjen time. Dua ta përfundoj sezonin në mënyrën më të mirë me lojtarët tanë të rinj”, ka thënë fillimisht De Zerbi për BBC Sport.

“Sezonin e ardhshëm? Është e vërtetë që kam një kontratë, por nuk kam vendosur asgjë, vëmendja ime është 100% te Brighton”, përfundoi italiani.

Brighton gjendet në vendin e shtatë në Ligën Premier momentalisht, por De Zerbi dëshiron të paktën një përfundim në gjashtë vendet e para, së bashku me një shtytje të fortë në fazat eliminatore të Ligës së Evropës këtë sezon.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shkendija

Shkëndija e “shkatërron” Sileksin në Tetovë, Struga ndalet me barazim

manchester united

Manchester United tremb PSG-në me çmimin e Rashford

futboll

Panik në kampionatin italian, lojtari i Romës “shembet” në fushë

myrto uzuni

VIDEO/ Myrto Uzuni shënon golin e 10-të në La Liga, e feston me “shqiponjë”

MUNICH, GERMANY - APRIL 01: Kingsley Coman (C) of Bayern München celebrates scoring the 4th team goal during the Bundesliga match between FC Bayern München and Borussia Dortmund at Allianz Arena on April 01, 2023 in Munich, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Bayern Munich nis bisedimet me tre herë fituesin e Ligës së Kampionëve për postin e trajnerit

XHAKA GRANIT

Xhaka pasi fitoi titullin me Leverkusenin: Shkruam historinë, secili nga ne në klub tani është legjendë

Jasir Asani

FOTO/ I gatshëm për një martesë dhe një familje të madhe, Jasir Asani zbulon kush është vajza që i ka “rrëmbyer” zemrën

adrion pajaziti

Adrion Pajaziti, lojtari më i mirë i muajit mars në Premier Ligën 2

broja

Gazetari anglez tregon planet e Brojës: Armando synon lart për lëvizjen e radhës

INFO

NA NDIQ