Kush është Kemal Kilicdaroglu, politikani që do përballet me Erdoganin në garën për president

INA
INA

16/05/2023

Burokrati anti-korrupsion, Kemal Kilicdaroglu, shpreson të fitojë zgjedhjet kundër Erdoganit në raundin e dytë që do zhvillohet më 28 maj.

Në zgjedhjet e së dielës ai iu afrua presidentit aktual Rexhep Taip Erdogan. Rezultati është 49.40 % për Erdoganin dhe 44.96 % për Kilicdaroglu.

Por kush është Kilicdaroglu?

Kemal Kilicdaroglu lindi si fëmija i një nëpunësi në vitin 1948 në një fshat në rajonin e Anadollit lindor në Tunceli.

Ai rrjedh nga një familje alevite. Alevitët janë një pakicë etnike-fetare në Turqi. Ai është i katërti nga shtatë fëmijët dhe i vetmi në familje që ka studiuar.

Kilicdaroglu ka diplomuar për ekonomi dhe financa në Ankara, ndërsa karrierën e filloi më 1971 si këshilltar në Ministrinë e Financave të Turqisë.

Ai gradualisht u ngrit në administratën turke dhe në vitin 1992 u bë drejtor i Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore (SSK).

Në vitin 1994 u shpall “Burokrati i Vitit” nga një revistë financiare. Në vitin 1999 doli në pension.

Kemal Kilicdaroglu është shquar gjithmonë për ndershmëri dhe besueshmëri – cilësi që nuk merren si të mirëqena në politikë, veçanërisht në Turqi. Si burokrat, ai luftoi korrupsionin. Falë punës së tij shumëvjeçare në industrinë e sigurimeve, thuhet se ai ka fituar aftësinë për të gjetur “një gjilpërë në një grumbull kashte”: “Në një dhomë plot me dosje qeveritare, Kilicdaroglu mund të gjejë të gjitha parregullsitë dhe korrupsionin menjëherë”, thotë një anëtar i CHP për DW dhe shton: “Të qëndrosh i sinqertë për këtë nuk është vetëm një virtyt, është një detyrë e nevojshme”.

Karriera politike

Kilicdaroglu bëri emër në publik si burokrat anti-korrupsion. Karriera e tij politike filloi kur përgatiti një raport korrupsioni me kërkesë të partisë kemaliste socialdemokrate CHP. Raporti u prit mirë nga lideri i atëhershëm i partisë Deniz Baykal dhe nxiti hyrjen e Kilicdaroglut në politikë. Hyrja e tij e parë në parlamentin turk erdhi pas zgjedhjeve të vitit 2002, në të cilat presidenti aktual Erdogan erdhi në pushtet.

Në vitin 2007 ai u bë nënkryetar i grupit të CHP.

Ekspozimi i tij mediatik u rrit ndjeshëm kur publikoi disa prova për korrupsionin në vend.

Në famën e tij kontribuoi edhe lufta me fjalë me disa deputetë nga radhët e partisë konservatore islamike AKP të Erdoganit. Në vitin 2009 ai kandidoi për kryetar bashkie të Stambollit dhe humbi nga kandidati i AKP-së.

Kryetar i partisë falë një afere seksi
Kur një skandal seksual rrëzoi kreun e partisë, CHP Deniz Baykal nga posti në vitin 2010, Kilicdaroglu kandidoi për udhëheqjen e partisë. Në kongresin e partisë ai mori të 1189 votat e vlefshme.

Edhe pse shumica dërrmuese e mbështetësve të CHP-së mbështetën kandidaturën e tij në atë kohë, popullariteti i tij është zbehur që atëherë. Sot, baza e partisë është më e ndarë kur bëhet fjalë për Kilicdaroglu.

Ai fitoi famë ndërkombëtare kur shkoi nga Ankaraja në Stamboll në vitin 2017.

Ai dhe mbështetësit e tij udhëtuan rreth 420 kilometra si pjesë e protestës së “Marshimit të Drejtësisë”, e cila donte të tërhiqte vëmendjen ndaj represionit në rritje nga qeveria e AKP-së.

Arsyeja e marshimit 25-ditor ishte dënimi me burg i politikanit dhe gazetarit të CHP, Enis Berberoglu.

Nofkat e tij publike janë “Gandhi-Kemal” për shkak të ngjashmërisë së tij në pamje dhe stil me Mahatma Gandhi ose “Forca e Qetë” dhe “Xhaxhai Demokratik”.

Ai një herë tha në një intervistë se “nuk zemërohet kurrë”.

Gruaja e tij e konfirmoi këtë me fjalët e mëposhtme: “Ai është i këndshëm dhe shumë i qetë. Pak tepër i qetë. Kemali nuk e ngre kurrë zërin, ai nuk bërtet kurrë. As që mund të debatosh me këtë burrë. Fakti që është kaq i qetë ndonjëherë vërtet më çmend”, thotë Selvi Kilicdaroglu.

Deputeti dhe nënkryetari i CHP-së, Bülent Kusoglu e njeh Kilicdaroglun prej vitesh. “Të punosh me të duket e lehtë – por është mjaft e vështirë. Ai është jashtëzakonisht i durueshëm, i vendosur, i orientuar drejt detajeve dhe punëtor”, ka thënë Kusoglu për DW.

Ai konsiderohet si politikani fizikisht më i sulmuar, ndaj të cilit janë bërë edhe përpjekjet më të shumta për atentat, në historinë politike të Turqisë.

Plani i opozitës është të forcojë kandidaturën e Kilicdaroglut.

Pesë kryetarët e partive të tjera do të emërohen gjithashtu “zëvendëskryetarë”.

Sipas kushtetutës turke, presidenti mund të emërojë një numër të pakufizuar zëvendësish. Pas disa javësh në zgjedhje do të shihet nëse ky lloj uniteti i brishtë mjafton për fitore kundër Erdoganit. /DW

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arben taravari bujar osmani

Bujar Osmani fitoi me mbi 37 mijë vota përballë Arben Taravarit

siljanovska davkova pendarovski stevo

Siljanovska-Davkova në epërsi të thellë, në balotazh me Pendarovskin

stevo pendarovski

Pendarovski: Vazhdojmë garën, fillojmë nga zero

arben taravari

Taravari: Fushata jonë ishte demokratike. Vazhdojmë përpara edhe më të bashkuar

Capture-4-780x470

Janë numëruar 77,86% e votave, këto janë rezultatet

bilall kasami kumanove

Kasami: BDI është fajtore pse shqiptarët nuk arritën të dërgojnë kandidat shqiptar në raundin e dytë

439282612_313859628404438_3963619242561836760_n-780x470

Bujar Osmani shpalli fitoren ndaj Taravarit

bujar osmani arben taravari

Numërohen 50 përqind e votave, ky është dallimi në vota mes Osmanit dhe Taravarit

Screenshot_2024-04-24-20-41-33-817_com.android.chrome-edit

Rezultatet e para nga KSHZ

INFO

NA NDIQ