Kush është kompania lidere për prodhimin e qumështit në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut çdo vit konsumon produkte të qumështit në vlerë mbi 150 milionë euro, sipas të dhënave përmbledhëse jozyrtare për të gjithë tregun vendor të qumështit dhe produkteve të qumështit. Deri më tani, pjesëmarrësi më i madh në tregun maqedonas të qumështit është “Qumështorja Manastir” (Mlekara Bitola apo e njohur si “BiMilk”.

Prodhuesi më i madh vendor është kjo qumështore, e cila me dekada është prodhuesi më i madh vendor i qumështit dhe produkteve të qumështit. Vitin e kaluar të hyrat e saj arritën në 39,6 milionë euro, prej të cilave shitjet në tregun e Maqedonisë së Veriut arritën në 37,2 milionë euro, ndërsa eksportet në 2,4 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare të treguara në raportin e auditimit të pavarur (raport i vetëm), përcjell Faktor.mk.

Qumështorja më e madhe në vend, e cila punëson mbi 200 persona, e mbylli vitin e kaluar me një fitim prej 2.4 milionë eurosh, që është 20 për qind fitim më i ulët krahasuar me një vit më parë.

Vitin e kaluar dhe një vit më parë, kjo qumështore u ka paguar aksionerëve 8 milionë euro. Rreth 99 për qind e parave të dividentit shkuan jashtë vendit për dy aksionerët më të mëdhenj: industria serbe e qumështit IMLEK, e cila zotëron 74.6 për qind të aksioneve dhe fondi holandez CEE Investmets, i cili menaxhon 24.4 për qind të aksioneve. Pjesa tjetër prej 1 për qind është me aksionerë vendas – persona fizikë që kanë shpërndarë 80 mijë euro dividentë në këto vite. Vitin e kaluar, kompania ka paguar një dividend prej 46 euro për çdo aksion me të drejtë vote. (INA)