Kush është më i afërt vëllami* apo vëllai?

Nedai Shaholli

Duke parë zhvillimet e fundit politike në Ballkan në optikën e syrit kritik, mund të konkludojmë përfundimisht se tashmë duket qartë për të gjatin tonë se vëllami çetnik Aleksi, është më i afërt dhe i dashur se vëllai kosovar Albini.

Kësisoj, rrangalla ynë Edvini prioritet të mërrdhënieve në rajon ka zgjedhur Serbinë si shtetin gjakatar që ka kryer gjenocid jo vetëm ndaj shqiptarëve të Kosovës por dhe popujve të tjerë gjatë konfliktit jugosllav 91/95, por ja që dudumit tonë ‘nuk i plasë fare’, ku aq më tepër nga inati që ka me Albinin vete të puthet me Vuçiqin.
Pas gjithë këtij inati të Edvin lemerisë që nuk është vetëm inat por edhe mision soroist, vëllai për vëllain është armik dhe çetniku është mik!
Loja e tradhtisë së madhe vazhdon…!

*sqarim për vëllaminë (Byrazerë që lidhen përmes shpuarjes së gishtit dhe pirjes së gjakut me njëri-tjetrin, një traditë e vjetër në mesin e shqiptarëve apo [Pobratim] siç e njohin në Kosovë këtë term!