Kush është Ozkan Ulutas, komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë?

ina-online
ina-online

10/10/2023

Nga sot zyrtarisht trupat e NATO-s në Kosovë do të udhëhiqen nga gjenerali turk, Ozkan Ulutas.

Por, kush është gjenerali Ulutas, nga vjen dhe cila është karriera e tij e deri tanishme?

Lexoni më poshtë historikun e komandantit të ri të KFOR-it, Ozkan Ulutas, e cila i është shpërndarë sot mediave pas ceremonisë së mbajtur në kampin “Film City”, në Prishtinë:

Gjeneralmajor Ozkan Ulutas ka lindur në vitin 1967 në Salihli të Manisës. Ka mbaruar shkollën e mesme ushtarake Kuleli në vitin 1985 dhe Akademinë Ushtarake Turke në vitin 1989.

Në karrierën e tij ushtarake ka mbajtur poste të ndryshme të rëndësishme si komandant, shef shtabi, oficer shtabi dhe drejtues në shtabe dhe institucione të ndryshme.Gjeneralmajor ULUTAS u diplomua në Akademinë Ushtarake të Ushtrisë në vitin 2002 dhe në Akademinë e Forcave të Armatosura në vitin 2012.

Gjithashtu, në vitin 2011 ai përfundoi një Kurs të Studimeve Strategjike në Republikën Popullore të Kinës. Ai është duke kryer studimet e doktoraturës në Departamentin e Historisë në Universitetin Ataturk si kandidat për doktoraturë.

Gjeneralmajor ULUTAS shërbeu si vëzhgues ushtarak i OKB-së për misionin UNIKOM në kufirin Kuvajt-Irak nga viti 1999 deri në vitin 2000.Ai gjithashtu punoi me NATO-n, duke përfshirë Komandën e Forcave të Përbashkëta (JFCNP) në Napoli, Itali nga 2005 deri në 2008, dhe Komandën Aleate të NATO-s Transformimi në Norfolk, SHBA nga 2015 në 2017.Ai u promovua në gradën e Gjeneral Brigade në 2017 dhe shërbeu si Shef i Shtabit të Trupave të Shpejtë të Dislokueshme të NATO-s (NRDC-Turkiye) në Stamboll nga 2017 deri në 2021.Së fundmi ai ishte shef i Departamentit të Strategjisë së Shtabit të Përgjithshëm Turk nga 2021 deri në 2023 dhe u promovua në gradën Gjeneral Major në 2023. Gjeneralmajor ULUTAS është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai flet anglisht.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Liridona ademaj

“Ishte e dashur, e donte familjen”, si e kujtojnë kolegët suedezë Liridona Ademaj-Murseli

Leonard ademi

“Nuk e dinë se nënën ua kanë vra”, vëllai i Liridona Ademit tregon çfarë i thanë fëmijët pas krimit të rëndë në Prishtinë

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Gjykata jep detaje, ja si ndodhi vrasja e Liridonës

leonardi naimi

“Ti rri këtu”, vëllai i Liridonës tregon si ua fshehu Naimi skenarin e vërtetë të vrasjes

Naim Murseli

Naim Murseli hyn në gjykatë fshehurazi nga mediat, çka e pret porositësin e vrasjes së gruas

Naim Murseli Liridon

Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt, dalin sot para gjykatës

Naim Murseli

Vëllau i Liridon rrëfen momentet pas vrasjes: “Naimi s’e hapte telefonin, ish shku në Swiss Diamond kish porosit me hangër”

kerry vjosa liburn

Aliu publikon fotografi me ish-sekretarin Kerry dhe presidenten Osmani: Dëgjuam fjalimin inspirues për veprimet ndaj ndryshimeve klimatike

pacolli naimi

Pacolli flet për burrin që porosi vrasjen e gruas: Si e njoha dhe për çfarë ishte angazhuar

INFO

NA NDIQ