Kush është personi që imitoi Skënderbeun në Paradën e 111 vjetorit të Pavarësisë? (VIDEO)

ina-online
ina-online

29/11/2023

Ish-oficeri i RENEA, Shkëlzen Brahaj, i cili imitoi Skënderbeun gjatë festimeve të Paradës në Shqiptarëve ditën e djeshme me rastin e Pavarësisë, është shprehur se veshja që ai kishte improvizuar, peshonte rreth 12 kilogram.

Komentet Brahaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se përkrenarja është ajo që peshon më shumë nga e gjithë veshja, rreth 3.5 kilogram.

Ai tha se nuk është hera e parë që ai bën gjëra të veçanta për festat kombëtare, pasi diçka të tillë e ka bërë edhe më parë.

“Unë ndër vite bëj gjëra të tilla në evenimente e festa. Duke u nisur nga madhështia e ceremonisë, duke parë se ishin shumë të ardhur nga e gjithë bota, më erdhi shumë mirë sepse përfaqësova një figurë shumë të njohur.

Kishte brohoritje edhe nga njerëzit anash paradës, por edhe tribuna ishte e jashtëzakonshme. Unë nuk është se kam një ide të saktë të veshjes, por jam munduar t’i përafrohem. Përkrenarja është imitim, është bërë me pak mjeshtëri, por me shumë dashuri. Është bërë me ndihmën e Llesh Bibës, një skulptor i vjetër.

Përkrenarja peshon 3.5 kilogra, ndërsa veshja peshon 12 kilogram. Përkrenarja është më e rënda. Edhe shpata është në përmasat origjinale të Skënderbeut, është shpata e dytë e Skënderbeut, sepse e para ka qenë e drejtë”, është shprehur Brahaj./Euronews.al

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ushtria forcat e armatosura shqiperi

Shqipëria e 90-ta në botë për fuqinë ushtarake, vendi dytë në rajon

Baza ajrore Kucove

Baza e NATO-s në Kuçovë merr jehonë, Rama paralajmëron edhe bazën detare

UT Universiteti tetoves

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

thumbs_b_c_9349a89cefb82dd84330a3a5dea34148

Përurohet baza ajrore e NATO-s në Shqipëri

kucove baza ajrore

Në Kuçovë përurohet baza ajrore e NATO-s, Rama njofton se sot do ta bëjnë fluturimin e parë dronët Bayraktar

rama shkup

Rama nga Elbasani: Në zgjedhjet e 2025, fitore më e madhe

nexhmedin spahiu

Spahiu publikon disertacionin e doktoraturës në matematikë, paralajmëron se do t’jua nxjerrë “notat e dobëta” disave

shpetim idrizi

Idrizi: Ka biznesmenë që mburren se fituan 300 mln euro në Shqipërinë e varfër

matura-shteterore-provimi

Provimi i maturës shtetërore sivjet më 1 dhe 8 qershor

INFO

NA NDIQ