Kush është presidenti me rrogën më të lartë në Ballkan

INA
INA

27 Maj, 2023

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është presidenti më i paguar në rajon, pasi Parlamenti miratoi këtë javë ligjin për rritjen e pagave të zyrtarëve.

Me rritjen e pagës mujore nga 2320 euro në 3860 euro, pra 65.3 për qind, ai ia kalon presidentëve të Kroacisë dhe Sllovenisë në rajon, pagat e të cilëve arrijnë në 3500 euro në muaj, raporton Euronews Albania.

Artikulli shton se presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar merr pagë prej 3322 euro në muaj, ndërsa presidenti kroat Zoran Milanoviç 3000 euro për të njëjtën pozitë.

Menjëherë pas tyre janë tre anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës: Denis Beqiroviq, Zelka Cvijanoviq dhe Zelko Komshiq, secili me 2920 euro në muaj në pozicionin e tyre drejtues, presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski me pagë mujore prej 2700 euro dhe kolegu i tij malazez Jakov Milatoviq.i cili ka pagë 2420 euro.

Nga ana tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas rritjes së fundit është 2160 euro, ndërsa presidentit serb Aleksandar Vuçiq, të cilit i është rritur paga në janar, tani merr 1700 euro në muaj, që është paga më e ulët. të një kreu shteti në rajon. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

supermarketet-800x445

Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

IMG_5646

Policia e Kosovës me dëshmi të reja: ja ku dhe si u përgatit sulmi (VIDEO)

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

sulmi turqi

VIDEO/ Del nga makina dhe vrapon, momenti kur terroristi hedh veten në erë pranë Parlamentit në Ankara

bujar osmani

Trupat serbe pranë kufirit me Kosovën, Bujar Osmani kontakton Daçiqin: Mirëpres deklaratën për tërheqje

zemra semundje

Shtohen sëmundjet e zemrës tek të rinjtë në Maqedoni, mjekët apelojnë për kontrolle

haker-1

Investime milionëshe për sigurinë kibernetike në Maqedoninë e Veriut

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Në Ohër gjithnjë e më pak filloristë shqiptarë

INFO

NA NDIQ