Kush gatuan më mirë mami apo e dashura? Djali i Yllka Mujos habit me përgjigjen e tij

0

Amos Zaharia është djali i aktores së merituar Yllka Mujo ka folur dje ndër të tjera edhe për jetën e tij private.

Gjatë bisedës në studion e “E Diell” Amos u pyet nga gazetari Ervin Kurti se cilat ushqime i pëlqejnë më shumë, ato të gatuara nga e ëma, apo ato nga e dashura Gigiola (këngëtarja Gigiola Haveriku).

Teksa të gjithë po prisnin që Amosi të zgjidhtë të ëmën, ai habiti jo pak ku tha se Gigiola gatuan më mirë dhe ushqimet e saj i pëlqejnë më tepër, duke shtuar se talenti i Gigolës, përveçse këngës është dhe gatimi.

“Gigiola, e ka dorën më të mirë. Mami është artiste në të tjera vende, Gigiola përveç këndimit ka pasion dhe gatimin”, tha Amos.