Kush i fitoi zgjedhjet në Shqipëri, dalin sondazhet e para jozyrtare (REZULTATET)

Ora News ka publikuar sondazhin e parë nga zgjedhjet e sotme, duke publikuar rezultatin për Tiranën, si dhe qytete tjera. Rezultatet e para janë nga 80% materialet e pëprpunuara të votimeve sipas sondazhit të bërë nga agjencia italiane e sondazheve “NOTO Sondazhi”.

Keto janë të dhënat për 80% të shqitarëve që po votojnë sidomos për Tiranën.

PS 41-45%
PD 44-48%
LSI 4-8%
PSD 1.5-3.5%
Nisma 0.5-2.5%
Të tjerë 0.2%

Euronews Albania ka publikuar të dhënat e para nga Exit Poll për 80% të të intervistuarve deri tani. Dimitris Mavros, përfaqësues i MRB tha se rezultati nga të dhënat e exit poll tregon një garë shumë të ngushtë midis Partisë Socialiste dhe opozitës. “Së pari dua të jap një pikëpamje të kombinuar me atë shkencor kemi një situatë që është shumë e afërt për të dhënë se kush do qeverisë dhe duhet të presim rezultatin. Kjo është një situatë dhe partitë janë shumë afër. Është një çështje shumë delikate”, u shpreh z. Mavros.

Rezultatet e dala deri më tani nga Exit Poll vijon si më poshtë:

PS – nga 67-71 mandate
PD – 61-65 mandate
LSI 6-8 mandate
Patia Social-Demokrate – 1-2 mandate

Me 46.9 përqind të votave, EXIT POLL-i i Albanian Post ka renditur Partinë Socialiste partinë e parë fituese në zgjedhjet nacionale të 25 prillit në Shqipëri. E dyta dhe shumë afër me përqindje prej partisë së parë, është renditur Partia Demokratike me 43.5 për qind të votave. Ndërsa, Lidhja Socialiste për Integrim ka dalë e treta me 6.9 për qind, derisa partitë e tjera kanë arritur të marrin 2.7 për qind të votave totale. Parlamenti i Shqipërisë përbëhet nga 140 ulëse, derisa një partie i nevojitet një shumicë prej mbi 70 ulëse që të ketë të drejtë të qeverisë e vetme për katër vitet e ardhshme.