Si u mashtruan Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi se “Nokia 6210” nuk mund të përgjohet?!

0

Gazeta “Lajm” ka shkruar një shkrim ku protagonistë janë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-zv/kryeministri për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferi, por edhe komunikimi i tyre me telefonin famoz “Nokia”.

“Gjatë kohë pasi telefonat Nokia kishin dalur nga moda, me paraqitjen e supermodeleve të Samsung dhe IPhone, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe dora e tij e djathtë, Musa Xhaferi, vazhdonin të shfrytëzojnë modelin Nokia 6210 për komunikim mes veti, por edhe me strukturat. Burime partiake kanë thënë se krerët e BDI-së madje kanë besuar që këta telefonë janë të sigurt dhe nuk mund të përgjohen. Mirëpo “bombat” e publikuara para më shumë se tre vite nga Zoran Zaev, si dhe”bombat” që tani po i publikon El Cheka, dëshmojnë se Ahmeti dhe Xhaferi janë treguar naivë, sepse ata si duket gjatë tërë kohës janë dëgjuar “on-line” nga ish partnerët e koalicionit, shkruan Lajm.