Kush ishin shqiptarët më të ndjekur në “Instagram” gjatë muajit gusht?

INA
INA

7 Shtator, 2023

“Terra Data Analitics” ka studiuar profilet e 621 personazhe të njohur shqiptarë në “Instagram”, të cilët kishin 1389 postime gjatë muajit gusht.

Mes tyre, janë 15 personazhe që kryesojnë listën, si më të ndjekurit gjatë muajit të nxehtë që lamë pas.

Në vend të parë qëndron këngëtari Luiz Ejlli. Me mbi 617 mijë ndjekës, Luizi grumbulloi 1 milionë e 892 mijë “reactions” (reagime) në “Instagram”.

Në vend të dytë të listës së publikuar nga Terra Data Analitics qëndron Gashi. Këngëtari numëron mbi 1.5 milion ndjekës në rrjetet sociale dhe gjatë gushtit grumbulloi mbi 999 mijë “reactions”.

Suksesin në “Instagram” gjatë gushtit e përjetoi edhe partnerja e tij, Kiara Tito. Edhe pse më një rënie të lehtë, ajo qëndron në vend të tretë, me mbi 974 mijë “reaction”.

Futbollisti Granit Xhaka qëndron në vendin e katërt. Pas tij vjen këngëtari Ylli Limani, që përveç postimeve për karrierën, kujdeset që profili i tij të jetë i mbushur me humor me pozitivitet.

Përkushtimin më të madh për “Instagramin” e tij e ka hoxhë Ahmet Kalaja, i cili vetëm gjatë gushtit ka bërë 210 postime. Pas tij, me një kontent të ngjashëm është edhe hoxhë Elvis Naçi.

Në listën e personazheve më të ndjekur qëndrojnë këngëtarët Noizy, Morena Taraku, Azet, Kida dhe Fero. Po ashtu moderatorët Bora Zemani dhe Blendi Fevziu, që kanë postuar vazhdimisht momente nga udhëtimet dhe pushimet verore, si dhe kampioni Florian Marku.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

luiz olta

U tha se janë përplasur gjatë xhirimeve, regjisori i ‘Në Kuadër të Dashurisë’ flet për raportin Olta-Luiz

luiz

Bukë me groshë! Ja si e pret gjyshi i Kiarës, Luizin

Adelina Tahiri

I vodhën shtëpinë, Adelina Tahiri flet me detaje për traumën që përjetoi!

Luizi Kiara klipi

Del libri i parë për Luizin- Në mes të kaosit (FOTO)

luizi

Ja sa paguhet Luiz Ejlli për një reklamë në Instagram?

luana-vjollca_1500626528-5945864

Luana Vjollca: Ngushëllime dëshmorit dhe respekte Policisë së Kosovës

dafina zeqiri

Bashkëpunim me Mozzik? Kjo video e Dafinës na bëri të gjithë të dyshojmë për projektin e ri

dancing with the Stars

Pas Olta Gixharit, konfirmohet anëtarja tjetër e jurisë së “Dancing With The Stars”

efi-luizi

Efi flet për Luizin dhe Kiarën

INFO

NA NDIQ