Kush ishte autori i vërtetë i romanit “Tradhëtia” dhe mashtrimi i Kapllan Resulit!

0

Nga  Nafi ÇEGRANI

 Ai është një nga pishtarët e arsimit dhe të kulturës sonë kombëtare, viktimë dhe i pëndjekur nga UDB-a,MAHMUT DUMANI. Dora e Zotit ose rrugët e fatit që përmendëm më lart, e kishin çuar atë nga Normalja e Elbasanit, në disa treva të viseve shqiptarë të Maqedonisë, si në Kërçovë, Gostivar, Tetovë e Shkup, ku shërbeu me vite të tëra. Ishte një njeri i gjithanshëm, poliedrik, një studiues dhe një gjuetar metodik dhe i papërsëritshëm, që dinte të kërkonte, të qëmtonte dhe të gjente gjërat më të bukura të folklorit e të trashëgimisë sonë etnografike, gjuhësore, toponimistike, historike e kulturore të kombit tone, duke e skeduar gjithçka me kujdes të madh, si një profesionist i vërtetë.E njihte mire traditën shqiptare, historinë, vendet dhe të kaluarën edhe të Preshevës me Luginë, edhe shtigjet e Anamoravës dhe fshatrave të kësaj ane piktoreske…! Punoi kudo me shumë devotshmëri, u takua me shumë njerëz te vuajtur e të përvuajtur, me njerëz të kalitur e të përlindur si FENIKSI, mësoi për fate tragjike shqiptare dhe histori të atyre anëve, mësoi edhe për historinë e gjeografinë e atyre zonave, fshatrave, maleve e fushave, për vrundujt dhe zhvendosjet e mëdha që kishte shkaktuar sundimi turk, për lashtësinë dhe të sotmen. Asgjë nuk mbetej jashtë interesimit të tij. Mbante me hollësi shënime për emra vendesh të veçantë të maleve të Sharrit, të Malit të Thatë e Karadakut, për trojet e Gjilanit e Kumanovës, Preshevës e Prizrenit, Tetovës dhe Kërçovës, dinte të të fliste me fakte e detaje nga më të imtat për ngjarje të ndryshme, për vrasjet e Mulla Idriz Gjilanit, Gjon Serreqit, Sulë Holtës, Xhemë Simnicës, Memish Kapidanit, Ibrahim Lutfiut, Hasan Remnikut etj. Shkroi gjerë e gjatë për secilën nga këto figura, si dhe për tradhëtitë e mëdha ndër shqiptarët, që e kishin gërryer nëpër vite e shekuj kombin tonë dhe që, prapa tyre, fshihej gjithmonë diçka tjetër dhe dikush tjetër.

Nga e gjitha kjo veprimtari e dendur, dalëngadalë në trurin e Mahmut Dumanit nisën të përvijoheshin konturet e një romani të mirëfilltë, të cilit ai ia kishte gjetur prej kohësh edhe titullin: “Tradhtia e madhe”. Kishte shkruar edhe hyrjen e tij, pastaj prologun dhe epilogun dhe e kishte përfunduar romanin me durim, i sigurt se do t’i kthehej edhe njëherë nga e para, për t’i dhënë dorën e fundit para botimit. Shpirti i tij i trazuar tashmë jetonte vetëm me romanin. Ai shpirt ishte derdhur në të dhe kishte krijuar karaktere e portrete të fuqishme dhe skena ngjarjesh epike e madhështore, të atilla që vetëm mendja e ndritur e një shkrimtari të madh mund t’i krijojë. Në mendjen e tij rridhte me zhurmë lumi Pçinja në zonën e Preshevës, dallgëzonin nëpër lindje e perëndime ditësh e netësh lumenjtë e Lepenecit e të Moravës; në të uturinin nga vikamat e luftërave Maja e Zezë, Karadaku dhe Maja e Kopilaçes. Kopilaçe! Sa emër i veçante, sa dredhi tradhtie (kopilie), drama e tragjedi mbart ai në vetvete! A thua do t’i shkonte ndër mend të riut Kapllan Resuli ky detaj kaq i gjetur, a nuk është edhe ky argument etimologjik e toponimistik, një argument më tepër se truri i tij i pastërvitur nuk mund të kapte dhe të shtjellonte detaje kaq të imta? Më vonë, po, tek “Fanola” dhe veprat e tij të tjera, ka mjaft skena e episode të shkruara me mjeshtëri, por asnjëra prej tyre nuk e ka forcën dhe vërtetësinë e skenave të romanit “Tradhtia”. Dhe kjo do të përbëjë një fushë tjetër të të vërtetave të deformuara, që duhen nxjerrë më në fund në dritë, por le t’ia lemë më mirë kohës… Në romanin e tij të mirënjohur „Tradhtia“, përveç personazheve të tjera të shumta, kemi edhe dy klerikë, njeri musliman e tjetri i krishterë, katolik, që të dy personazhe pozitive, shembull ky më pa precedan në letërsinë shqiptare të monizmit.
Hoxhë Mameri, mulla i një xhamie në krahinën e Karadakut, jo vetëm që nuk u vu në shërbim të okupatorit, por rrëmbeu edhe armët dhe u bashkua me popullin në luftë për çlirimin e vendit. Në këtë luftë ai jo vetëm që tregohet trim i pamposhtur, por edhe i vendosur, besnik deri në vdekje, si të gjithë bijtë më të mirë të popullit, si ata që nuk kursyen asgjë, por derdhën gjakun dhe dhanë edhe jetën e tyre, gjënë më të shtrenjtë që ka njeriu. Personazhi Mulla Mameri është figura më simpatike e këtij romani dhe e letërsisë shqiptare në përgjithësi.
Poashtu edhe kleriku i krishterë patër Andon Leka, i cili, në momentin e duhur, rrëmben edhe ai armët dhe lufton me vetëmohim krah për krah me popullin, bile edhe nga kambanarja e kishës së tij, kundër okupatorit fashist të vendit, që e kishte rrethuar. Edhe figura e patër Andon Lekës është një ndër personazhet më dinjitoze të këtij romani dhe të letërsisë shqiptare në përgjithësi. Në këtë luftë edhe ai vritet si trim vetëmohues dhe Arben Presheva, kryepersonazhi i romanit, urdhëron që të shënohet në listën e dëshmorëve të popullit.

Apo autorë të mundshëm janë profesori preshevar Haki Limani, ose mësuesi Mustafë Koka nga malësia e Anamoravës dhe Karadakut?!

 Mahmut Dumani pishtar i arsimit !

Nëpërmjet fijeve të shumëfishta të spiunazhit total që aplikohej më shumë skrupulozitet në çdo pëllëmbë toke të Jugosllavisë, UDB-ja mësoi me hollësi gjithçka që lidhej me veprimtarinë e shqiptarit të rrezikshëm Mahmut Dumani. Mësoi për dorëshkrimet, skedat, studimet dhe hapi një dosje të veçantë për këtë qëllim. Mësoi edhe për dorëshkrimin e romanit “Tradhtia e madhe” dhe, që nga ai çast, ca mendje të djallëzuara thurën planin për ta nxjerrë në dritë atë roman nën një emër tjetër, i cili do të merrte pas kësaj famën dhe kurorën e merituar të një shkrimtari dhe atdhetari të madh, të dashur dhe të besueshëm për të gjithë shqiptarët. Pas planit, detajet nuk kishin shumë rëndësi. Ato ishin çështje kohe, një rutinë që nuk donte shumë mend për t’u zbatuar. Dhe, ashtu u bë. Mahmut Dumani u arrestua befasisht. Ia morën dhe ia konfiskuan që në çastet e arrestimit e burgosjes se padrejtë gjithçka që gjetën në banesën e tij të përkohshme, librat, fotografitë, dorëshkrimet …

Natyrisht edhe dorëshkrimin e “Tradhtia”, për të cilin ishte thurur gjithë rrjeta e merimangës. Madje, pikërisht ai dorëshkrim do të përdorej në gjyq si material komprometues kundër të akuzuarit për veprimtari antijugosllave. Ky ishte hapi i parë, që do të pasohej më vonë nga të tjerë. Natyrisht, që në fillimet e thurjes së planit djallëzor, zotërinjtë e UDB-së kishin gjithmonë parasysh të riun nga Ulqini, Kapllan Resuli, i cili  erdhi nga ,,Iskra,, e Beogradit,u vendos n Shkup, madje u emrua si mësues në fshatin Tearcë të Tetovës dhe kishte pranuar prej kohësh t’iu shërbente atyre e të luante ndër shqiptarë rolin e Kalit të Trojës. Për të, sipas rregullave, ishte hapur një dosje tashmë e njohur prej meje, me siglën PPR “Korabi” (Predmet u Predhonu Radu), e cila pasurohej vazhdimisht. Por, sipas logjikës dhe stilit të UDB-se, ai ishte tepër i ri për t’i besuar përpunimin dhe redaktimin e një romani të vërtetë, që parashikohej të ishte ndër me të mirët e letërsisë shqipe. Me këtë do të merreshin ca ustallarë të tjerë, shumë më të kualifikuar, që dinin t’’i bënin punët ashtu siç duhej dhe që nuk kishin nguruar t’iu shërbenin padronëve të tyre me devotshmëri edhe herë të tjera. “Ustallarë” të tillë, nuk ishte e vështirë të gjendeshin. Njëri ndër ta ishte Lutfi Rusi, deri vonë oficer i OZNA-s jugosllave, madje edhe kryeredaktor i “Flakës së Vllaznimit”, ndërsa tjetri dramaturgu Murteza Peza, drejtor i Radio Shkupit. Sipas direktivave të UDBsë, nga që gjithçka ishte pothuajse e gatshme dhe e përfunduar nga vetë Mahmut Dumani, ndreqjet, plotësimet dhe përshtatjet që duhej të bënin ata duhej të ishin të papërfillshme, të lehta, “të padukshme e anësore”, por gjithsesi fine, që romani të ishte i gjetur në formë dhe në përmbajtje. Sa për gjuhën dhe anën letrare, “ustai” ishte gjithashtu i gatshëm. Ai ishte doktor Petro Janura, shefi i Rezidencës në Shkup. Pas këtij kombinacioni të hollë operativ, mbetej vetëm finalja: Arrestimi i Kapllan Resulit, si një “antijugosllav shumë i rrezikshëm” dhe rekrutimi e përpunimi në burgjet e Idrizovës i rolit të tij të mëtejshëm si ,,atdhetar,, i madh, si shkrimtar dhe ,,autor,, i romanit “Tradhtia”, që denonconte të gjitha punët e ndyra të Jugosllaveve kundërshqiptarve q nga Anamorava e Presheva dhe trojet etnike shqiptare n Karadak t Shkupit me tërë malësinë e Sharrit e  Kosovës.

Gjetje më e mirë, vështirë se mund të bëhej. Mbetej vetëm që dorëshkrimi i “Tradhtisë” t’i jepej “autorit” të tij, i cili duhej ta mësonte më parë përmendësh dhe ta përkthente pastaj në serbokroatisht. Me këtë punë, ai u mor “në burg” për afro një vit e gjysmë, kohë pas së cilës ai iu la në dorë shefave të tij variantin përfundimtar të romanit “Tradhtia” (Titulli ishte i pandrndyshueshëm  që në fillim,sepse këtu e kishin paraparë si më të qëlluar në zyrat e UDB-së). Edhe sot, ato fletore nxënësish të mbushura me një shkrim të pasigurt dhe jo fort të lexueshëm, plot me gabime gramatikore e gjuhësore, prishje pasusesh, ndreqje e shkarravina, ruhen në dosjen e Kapllan Resulit e cila gjendet në Beograd. Ruhen me fanatizëm, ashtu siç është tradita e të gjitha shërbimeve sekrete serioze në botë, së bashku me instruksionet dhe detyrat e përcaktuara me rigorozitetin më të madh, të cilat do ta shndërronin Kapllan Resulin gati në një hero dhe do të përgatisnin terrenin për “arratisjen” nga burgu dhe “ikjen” në Shqipëri si një i përndjekur i njohur politik. Kështu, pra, nisi operacioni misterioz dhe perfid, me shifrën e koduar “K – Korabi”. Kështu, me romanin “Tradhtia” nën sqetull, Kapllan Resuli u arratis në Shqipëri dhe nisi përfundimisht rrugën e tij të tradhtisë  huligare , të paturpshme dhe të përjetshme, i përbetuar si hugosllav i Titos…

Kam përshtypjen se dosja kryesore e këtij njeriu ende ruhet në qendrën ,,13 maj,, të  UDB-së në Beograd, sepse SDB në Shkup dhe ajo në Prishtinë posedonin vetëm nga një kopije nga origjinali. Por edhe dosja me të cilën jam njohur unë, është e bollshme. Ajo të jep dorë dhe të ndihmon për të nxjerrë përfundime të sakta se çfarë ndodhte në atë kohë, si përfshiheshin njerëzit në veprime të tilla agjenturore, deri ku shtriheshin e shkonin intrigat dhe legjendat e shërbimeve të fshehta etj. Konkretisht, unë kam lexuar në atë dosje emra njerëzish të njohur, të cilët ishin thirrur në organet e UDB-së për biseda informative. Mes tyre edhe Fariha Hajrullahu, Esat Hoxha, Adem Demaçi, Esat Mekuli, Bahri Brisku dhe Adem Gajtani. Madje ky i fundit, pas një flirti të gjatë me bashkëshorten e Kapllan Resulit, i kërkoi asaj të martoheshin dhe këmbënguli që Kapllani të nënshkruante kërkesën për ndarje në burgun e Idrizovës. Dhe ky ishte një tjetër kombinacion i UDB-së. Ajo nuk i besonte askujt dhe synonte t’i mbyllte të gjitha shtigjet e ndonjë tërheqjeje të mundshme. Pra, me këtë ndarje të papritur në kohën që Kapllani ishte përfshirë në veprimtarinë e tij më të ethshme agjenturore, ajo kërkonte ta bënte fare leckë këtë të fundit, ta dëshpëronte dhe ta thyente moralisht, me qëllim që ai ta kishte më të lehtë nisjen për në Shqipëri, sipas planit. Në këtë kuptim, mendoj se të gjithë personat e lartpërmendur, ose një pjesë e mirë e tyre, duhet të kenë pasur dijeni se çfarë po ndodhte me të gjorin Kapllan. Më tej, unë pyes përsëri: Vallë, a nuk kanë pasur dijeni për “ikjen” e inskenuar të Kapllan Resulit edhe shokët e tij të burgut, si Rexhep Bunjaktu e të tjerë?

Patjetër që kanë pasur, sepse në atë kohë Kapllani nuk ishte aq i formuar sa t’i ruante sekretet me fanatizëm dhe të zbatonte deri në fund rregullat e konspiracionit. Nga ana tjetër, vetë fakti që, dashur e pa dashur, UDB-ja u detyrua të përfshinte disa persona, e bënte këtë operacion të brishtë dhe të lexueshëm edhe nga një njeri me zgjuarsi mesatare dhe jo më për ata që punonin në shërbimet e fshehta, ose për intelektualët me emër. Akoma më tej, para se të arrestohej dhe të humbte pa nam e pa nishan, Mahmut Dumani, duhej të kishte biseduar patjetër me më shumë se një person për romanin që kishte nëpër duar. Dhe, kur i njëjti roman u botua nën një emër tjetër, a thua nuk e kanë marrë vesh lojën agjenturore këta njerëz, nuk e kanë ditur ata se të gjitha materialet dhe dokumentet e Mahmut Dumanit u morën dhe u konfiskuan nga UDB-ja?!… Në një bisedë që kam pasur me shkrimtarin e shquar Murat Isaku, në Tetovë, në verën e vonë të vitit 1993, në praninë e Kapllan Resulit, i cili kishte ardhur tek unë në Çegran si mysafir nga Zvicra, ai më tha se ishte prej kohësh në dijeni për këtë, por nuk kishte guxuar të hapte gojë, nga frika e “fakirëve” shqiptarë, të cilët ishin të angazhuar si spiunë edhe në radhët e shkrimtarëve e gazetarëve… Për ta ilustruar këtë, Murat Isaku përmendi emrin e Muhamer Vishkos, por unë e di fort mirë se edhe shumë të tjerë, nga qejfi ose nga zori; e kanë zhvilluar atë veprimtari për një kohë të gjatë, për të mos thënë se ata që janë gjallë e vazhdojnë edhe sot. Po në atë bisedë, unë e pyeta Murat Isakun në dinte ndonjë gjë për Mahmut Dumanin dhe për dorëshkrimin e romanit të tij. Ai u step. Me sa di unë, këmbëngula, Mahmuti është “babai” i romanit “Tradhtia” dhe jo Kapllan Resuli, alias Resulbegoviq ose ,,akademik,, Buriqi… Murati më pa drejt në sy, buzëqeshi, dhe i ra shkurt bisedës: “Mos mëngacmoni, zoti Nafi, juve vetë pyesni e vetë përgjigjeni, sepse ju keni Punuar në SDB dhe e dini fort mirë të vërtetën .Para jush dhe para zotit Kapllan, Unë nuk guxoj të flas më gjatë për këtë…

Më mirë bën të  flet vetë ,,Kallushi”! –tha në fund Murat Isaku, disi me në dozë dyshimi duke e shikuar në sy!!! Siç e thashë, kjo bisedë zhvillohej në praninë e vetë Kapllan Resulit, sado e çuditshme dhe paradoksale të tingëllojë një gjë e tillë. Me këtë rast, dikush mund të pyesë me të drejtë: “Po vetë Kapllani, çfarë bëri, si reagonte, kur diskutohej në sy të tij se kishte qenë në shërbim të UDB-së dhe se, me urdhër të saj, kishte pranuar të merrte përsipër autorësinë e një romani që nuk e kishte shkruar kurrë vetë?… Kapllani i gjorë, nuk mund të reagonte.Dukej, disi i shashtrisur dhe ne fytyre fare i zverdhur, sikur ikishte rene pika. Si shërbëtor i vjetër e i mësuar i shërbimeve sekrete, ai i dinte mirë rregullat e lojës, sidomos atë rregullin, sipas të cilit heshtja është flori. Ai e dinte mirë gjithashtu se, kur një ish-punonjës i SDB-së ka vendosur të flasë, kjo gjë nuk mund të parandalohet…/ per cka me vone, ne shkrimet e veta Buriqi, ne shenje urejtjeje do shkruan per mua:,, Nafi Çegrani, ,,MAJOR,, I UDB-se,,/(?!?) Të paktën ai vetë, nuk kishte asnjë force, ende edhe sot nuk ka ndergjegje, per Te dale paara opinjonit shqiptare dhe te rreefen haptazi, cfare ndodhi me te gjate viteve te rrenuara udbashiane , per tab ere realen dhe te verteten publike… Por ai, gjersa qendroi ne shtepine time ne Cegran, orvatej ne menyra te ndryshme qe te me bindete te besoja se ka qene i mashtruar për ta bërë një gjë të tillë, ndonëse tërthorazi, në mënyra nga më të ndryshmet, më ishte lutur që ta kurseja dhe te mos flisnja, te mos e hapja gojën ne lidhje me romanin ,,Tradhtia,, dhe per ate se si eshte ,,arratisur,, nga burgu i ,,Idrizoves,, port a ndihmoja e te vehej ne kontakt me Esat Hoxhen dhe Rexhep Bunjakun. Sidomos kur e mori vesh se kisha lexuar dosjen e tij. Pas këtyre bisedave, ia dhash ta vesh Kapllani nje sako te re te cilen vellau im ma kishte derguar nga Amerika, dhe e ndihmova, duke e cuar me veture ne shtepine e Esad Hoxhes ne Shkup. Është e qartë se sot nuk duhet dhe nuk mund t’i bëjmë bisht të vërtetës, sado e ëmbël, ose e hidhur që të jetë ajo. Le ta shohim atë drejt në sy, për t’u çliruar nga mëkatet e së kaluarës.Kete ia thash edhe Kapllanit me qellim qe t I jepja guximin e te rrefehej.Por ai kete nuk e beri…

***

Historia e letërsisë dhe e artit në përgjithësi, njeh shumë raste të ngjashme me këtë që po trajtojmë, për zhdukjen ose vjedhjen, për humbjen apo djegien e shumë veprave, librave e dorëshkrimeve të ndryshme, të sapunisura, të pambaruara ose edhe të përfunduara e të bëra gati për t’u publikuar. Ndër këto raste, është i njohur ai që lidhet me shkrimtarin e madh Eernest Heminguej, bashkëshortja e të cilit, duke udhëtuar për në Zvicër humbi për të mos u gjetur kurrë një baule të madhe plot me dorëshkrime. Një Zot i madh e di se çfarë kishte dhe përse flitej në ato dorëshkrime. Por, sigurisht, pas vetëvrasjes se novelistit të ardhshëm, ato dorëshkrime duhet të kenë rënë në ndonjë dorë “ustai” dhe, prej tyre, ndoshta ka lindur ndonjë shkrimtar i madh në Perëndim. Edhe ndonjë novelist tjetër, pse jo. Ndoshta!… Edhe N. Gogoli, pjesën e dytë të romanit “Shpirtra të vdekur”, e dogji pak çaste para se të ndërronte jetë. Ndërsa për Mihal Shollohovin, një tjetër nobelist i madh ky, si dhe ish-oficer i shërbimeve sekrete bolshevike, thuhet se ka bërë emër duke vjedhur veprat e një ish-oficeri të ushtrisë së bardhë dhe, me pas, e ka likuiduar atë për të humbur gjurmët. Po, ç’të shkojmë aq larg, kur rastet i kemi midis nesh?

Kujtoj dorëshkrimin e Gjon Serreçit, i cili, vetëm disa ditë para se të binte në dorën e UDB-se, duke e parandier të keqen, ia dha atë Rizah Shkodriqit, për t’ia çuar Gajur Dërrallës në Shkup. Nuk e di se si, por edhe ky dorëshkrim, që bën fjalë për heroizmat, besën dhe tradhtitë ndaj veprimtarëve shqiptarë , ra më vonë në duart e UDB-së. Ndoshta, kjo ka ndodhur pas arrestimit të Gajur Dërrallës. Edhe Ibrahim Lutfiu, veprimtari i guximshëm nga Prizreni, vetëm disa çaste para se te arrestohej nga udbash Maliq ,,Cukulli,, I Prizrenit dhe UDB-ja, pra në kohën që i kishin trokitur në portë, i vuri zjarrin dorëshkrimit të romanit të tij, në të cilin bëhej fjalë për heroizmat e Mullah Idrizit dhe Hasan Remnikut me shokë. Pas kësaj, Ibrahimi vrau edhe veten, për të mos përfunduar në skëterrën e UDBsë, por ata qe hynë egërsisht në shtëpinë e tij i futën duart me shpejtësi në zjarrin e vatrës e rrëmbyen dorëshkrimin dhe ashtu gjysmë të djegur e futën në arkivat e tyre në Prishtinë. Kështu mund të përmendim plot shembuj të tjerë, por ajo që ndodhi me romanin “Tradhtia” është shumë e veçantë, është një intrigë sa agjenturore, aq edhe letrare, ndaj për këtë duhet gërmuar, gjurmuar, analizuar dhe shkruar nga specialistët dhe profesionistët e vërtetë të kësaj fushe. …

Në fund të fundit, nuk besoj se dorëshkrimi i Mahmut Dumanit është zhdukur përfundimisht. Ai ruhet me siguri nëpër arkivat e shërbimeve sekrete dhe ka mundësi të kërkohet e të gjendet, në përputhje me rregullat zyrtare, dhe mund të botohet ashtu siç e ka shkruar autori i vërtetë i tij, që romani të marrë vlerën e vërtete, atë që i takon. Pas kësaj, as Kapllan Resuli dhe as ndonjë Kapllan tjetër nuk do të mund të thonë më se edhe ata kanë punuar mbi faqet e romanit dhe, në këtë kuptim, janë po aq autorë të tij sa Mahmut Dumani…Kjo do të jetë plotësisht e qartë vetëm atëherë kur të hapën dosiet dhe të shpalosen arkivat e UDB-së dhe KOS-it jugosllav. Për këtë, kemi sot një detyrim të madh moral e qytetar, për të mirën e historiografisë sonë shqiptare. Dhe, pasi ta kemi bërë këtë, atëherë ndoshta do të kujtohemi të pyesim: “Po me dorëshkrimet e Mitrush Kutelit, Lasgush Poradecit, Kasem Trebeshinës, Bilal Xhaferit, Kin Dushit, Jorgo Bllacit, vëllezërve Blloshmi, Avzi Nelës, apo edhe të Martin Camajt, e të tjerë, çfarë ka ndodhur në Shqipëri? Janë zhdukur, kanë humbur, apo ruhen diku, nëpër arkivat e mykura të ish-shtetit komunist shqiptar, si këta që ruhen në kacaforte të hekurta në bazën e UDB-së dhe KOS-it jugosllav në  qendrën ,,13 maj,, të Batajnicës afër Beogradit. Nëse janë ende nëpër ato arkiva, përse nuk bëhen sot kërkime për t’i gjetur e për t’i nxjerrë në dritën e vërtetë…!?!

 Por le t’i kthehemi romanit “Tradhtia” dhe “autorit” të tij, Kapllan Resulit, alias Resulbegoviq.

Me të dy edhe me librin edhe me gjoja autorin, UDB-ja realizoi një nga operacionet më spektakulare dhe më afatgjatë në Shqipëri. Por duhet të pranojmë se në mjaft raste puna e Sigurimit të Shtetit  shqiptarë ishte shumë e ngjashme me atë të Sigurimit Jugosllav,sepse ishin të themeluara nga një ,,nënë,, sipas shablonit të KGB-së ruse, dhe kjo ndodhte qoftë se zbulimi e kundërzbulimi i të dyja palëve bashkëpunonin në fshehtësi, qoftë se, siç është bërë tashmë e njohur, pothuajse të gjithë ish-ministrat e Brendshëm dhe ndihmësit e tyre kryesorë në Shqipëri ishin vënë prej kohësh në shërbim të jugosllavëve, qoftë edhe se të dy shtetet udhëhiqeshin gati nga e njëjta ideologji, marksizëmleninizmi iMoskës. Pra, të dyja palët i bashkonin armët kur ishte fjala për të devalvuar dinjitetin dhe ndjenjën kombëtare të shqiptarëve, të cilët e kishin shpirtin të mbrujtur dhe të njësuar me ndjenjën dhe virtytin, që buronin nga gjaku dhe raca e tyre për qëllime të mbrapshta dhe për të bërë përçarje dhe hata ndër shqiptarinë, andej dhe këtej kufirit, duhej patjetër edhe ndonjë mollë sherriviktimë, duheshin edhe njerëz të verbuar, qoftë edhe si Kapllan Resuli, për t’i futur në rrjetën dhe lojën e UDB-së… Është e rëndësishme këtu të cek mënyrat, metodat, stilin e punës dhe të veprimit specifik të këtij lloj shërbimi, i cili dihet tashmë se ka qenë ndër më të tmerrshmit dhe më aktivët në Ballkan, në mos më gjerë. Në mënyrë të përkryer ai shërbim dinte të injektonte gjëra të çuditshme, të tmerrshme, shpesh edhe me pasojë për jetën e personit që binte në rrjetën e këtyre dramave të sajuara shpesh edhe në bazë të “ARGUMENT BACILINUMT” Dua të ndalem pak edhe në faktin se çfarë ndodhi me Kapllan Resulin pas “arratisjes” së tij në Shqipëri. Dihet se pas kësaj ai nisi të vërë në zbatim planin në bazë të detyrave që i ishin ngarkuar nga punëdhënësit e Beogradit.

Nisi nga takimet me persona të caktuar, të rekomanduar nga padronët e tij. Nisi të mblidhte informacionet e kërkuara (Ndoshta në të gjithë këtë lojë, pati ndikimin e tij edhe vëllai i Kapllanit, ish-oficeri i KOS-it të Armatës Jugosllave, majori Xhevdet Resulbegoviçi), por, me sa di unë, të gjithë personat që takonte ai ishin nën vëzhgim, kështu që Sigurimi i Shtetit shqiptar nuk e pati të vështirë që ta vinte edhe atë nën përpunim dhe t’iu servirte jugosllavëve materiale dhe informacione të paqena. Natyrisht, pa dijeninë dhe dashjen e Kapllan Resulit, i cili, pas botimit të romanit “Tradhtia”, që bëri shumë bujë edhe në Shqipëri, e ndjente veten në majat e lavdisë. Dhe nuk e kuptoi atëherë, e ndoshta nuk e kupton as sot, se ndoshta është pikërisht ky roman “i nëmur” shkaku i viteve të gjata të burgut të tij. Është e qartë se regjisorët dhe aktorët e kësaj drame pranuan të rrezikonin, për të përfituar diçka më të madhe, por ata kurrë nuk e kishin menduar se romani “Tradhtia” do të fitonte shumë shpejt aq popullaritet, sa ta lexonin pothuajse të gjithë shqiptarët që kishin sadopak interes për letërsinë. Kjo ishte diçka e paparashikuar, që nuk iu leverdiste aspak titistëve, këndej dhe andej kufirit. Në këtë kuptim veprimtaria agjenturore e Kapllan Resulit, nuk kishte asnjë vlerë krahasuar me vlerën që kishte romani. Për t’ia arritur qëllimit i kishin vetëm një mënyrë: arrestimin e “autorit” të romanit ku për pasojë do të anatemohej edhe vepra e tij, do të shpallej herezi dhe do të hiqej nga qarkullimi dhe të digjej e të zhdukej krejtësisht. Dhe kështu ndodhi vërtet. I shkreti BUROVIÇ, kaloi vite e vite të tëra “nën hijen e qershisë” në burgun e Burrelit, në Spaç e gjetkë, ku e njohën edhe shumë shqiptarë të burgosur nga regjimi i atëhershëm enverist, Por kjo është një çështje tjetër.

Thonë se në burgosjen e Kapllanit në Shqipëri, ka gisht edhe Ismail Kadareja i madh, si dhe disa të tjerë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Por, kjo nuk është diçka e panjohur, dihet se artistët, për shkak të rivaliteteve dhe zilisë janë shumë të gatshëm t’ia fusin njëri-tjetrit, sepse Brenda shpirtit të tyre ka dominuar edhe ndjenja e ashtuquajtur ADHURIMI I FRIKSHËM. Dhe, spiunllëku atje ku duhet, është gjeja më e thjeshtë për t’u bërë, aq më tepër kur dihet që shërbimet sekrete ofrojnë dhe garantojnë fshehtësinë dhe anonimatin e plotë. Në këtë këndvështrimi, kërkesa që bëhet sot në Shqipëri nga disa prej njerëzve më të mëdhenj të artit, nuk është gjë tjetër, veçse një farsë propagandistike, një lojë për ta rritur edhe më tej famën dhe emrin e tyre, ose si Kadareja i cili mundohet ta shpall vehten si  ,,desident,,. Ata e dinë shumë mirë se dosjet nuk do të hapen kurrë, ata e kanë marrë prej kohësh garancinë se, çfarë është shkruar dhe ka ngrirë në ato dosje të errëta, nuk do ta shohë kurrë dritën e diellit. Siç e kam mësuar më vonë, pas daljes nga burgu, Kapllani mbeti fare pa identitet kombëtar. Në vitin 1993, siç e kam përmendur edhe më lart, erdhi nga Zvicra në Çegran, u takuam së bashku edhe me Murat Isakun, Adriatik Kallullin, Xhezair Abazin e të tjerë, e të tjerë në qytetin e Tetovës. Shkoi edhe në Shkup, për të realizuar qëllimin për të cilin e kishte marrë tërë atë rrugë të gjatë: Ta nxirrte dosjen e tij nga SDB-ja, t’i shqyente dhe t’i fshinte njëherë e përgjithmonë si atë dosje, ashtu edhe dorëshkrimin origjinal të romanit “Tradhtia”, të shkruar me dorën e Mahmut Dumanit, por nuk ia arriti kësaj dhe iku andej nga erdhi me një mërzi të madhe. Pas ca ditësh, i pajisur çuditërisht me një pasaportë kroate dhe me një emër të trilluar, shkoi në Ulqin, ku i dha gazetës malazeze “Pobjeda” një nga intervistat më antishqiptare dhe më skandaloze të jetës së tij, duke deklaruar botërisht se nuk është shqiptar, por jugosllav …

Kapllan Resulin, UDB-ja jugosllave e dërgoi në Shqipëri me misionin e spiunit. Madje kohëve të fundit qarkullojnë pandehma se ky zoti spiun s’është fare autor i romanit “Tradhtia”. Dhe këtu duhet të ketë diçka të vërtetë. Tekefundit vetë zoti spiun, hirësia e tij, deklaroi publikisht se kurrë s’kish qenë as kurrë s’do të ishte shqiptar, madje djalin e vajzën i kish pagëzuar me emra të fshehtë – Dushan e Dushanka.
Hirësia e tij shkrues do të duhej të kish treguar gjithashtu pse pas Plenumit të Brioneve Adem Gajtani iku nga Prishtina. Pa e mohuar bukurinë lirike të veprës së tij, natyrisht. Do të duhej të kish thënë diçka, për shembull, edhe për Fahredin Gungën e ndonjë tjetër. Dhe prapë po e përsëris: pa ua vënë në dyshim vlerën e veprave. Nga të gjithë është i njohur fakti se shkrimtarët e krahut nacionalist, kurrë dhe në asnjë rrethanë, nuk i mohuan as shkrimtarët dhe as veprat e lojalëve, ndonëse ata ua kishin nxirë aq shumë jetën. Të parët e kishin kuptuar drejt se të gjitha veprat, pavarësisht nga autori, qenë pasuri e përbashkët e kulturës kombëtare e më gjerë. Mohues dhe denoncues kishin qenë gjithmonë lojalët. Madje edhe zjarrvënës të vërtetë. Pas ngjarjeve të vitit 1981, për shembull, vetë Rexhep Zogaj, drejtor i atëhershëm i “Rilindjes”, në parkun prapa Pallatit të Shtypit vetë udhëhoqi ritualin e djegies së librave me “përmbajtje nacionaliste”.
Pra, në këtë atmosferë ndjekjeje e dhune perfide u zhvillua kjo pjesë e letërsisë shqipe. Dhe shkrimtarët lojalë u kujdesën që në radhë të parë të krijonin mitin për vetvete, siç ka bërë edhe vetë  Kadareja apo ndonjë tjetër në Shqipëri, ose Fahredin Gunga , Adem Gajtani, Agim Vinca, Rexhep Qosja dhe disa të tjerë në Jugosllavinë e Titos . Pra, sipas këtij miti, ata ishin dhe do të mbeteshin përjetësisht të pazëvendësueshëm, siç ishin dhe do të mbeteshin shkrimtarët e anës tjetër përjetësisht të përbuzur, të fyer, “të vegjël”, “minorë” “meskinë”, domethënë dofarë të shpifurish që s’do t’i përfillte fare historia e letërsisë. Kësaj pandehme i besonin me gjithë mend, siç besonin verbërisht se epoka e Titos do të shtrihej në gjithë historinë e ardhshme të njerëzimit, madje do të arrinte deri në Kohën e Ringjalljes !Por, koha me kohën ua hoqi maskat, dhe tanimë duken lakuriq se kush dhe çfarë kanë qënë dhe kujt i kanë shërbyer…

***

Për  autorsinë e romanit ,,Tradhtia,, mbeten shume dilema dhe paqartësi:

Kush është autori i vërtetë i romanit ,,Tradhtia,, i cili bëri bujë të madhe dhe lavdi? Kush e shkruajti këtë  vepër me vlerë në lëtërsinë tonë, Kapllani apo dikush tjetër, sepse faktet flasin se Resulbegoviqi është vetëm një grabitës, spiun dhe njeri i pamoralshëm e që nuk ka as diapason për të shkruar një roman me një përmbajtje të tillë siëc e përgatitën, redaktuan dhe rregulluan, duke ia dhërë edhe gërshtimin romanesk, stilin e bukur në të shkruarit, sepse ishin specialist si majori i OZN-ëz Lutfi Rusi, njashtu edhe dramaturgu  dhe veteran i Brigadës shqiptare, drejtor në Radio Shkupin, dhe kryeredaktor në gazetën “Flaka” në Shkup, Murteza Peza e professor dhe shef I Katedrës albanologjike në Shkup Dr Petro Janura, siç kam përmendur më lart!