Kush janë dy deputetët e koalicionit që nuk votuan Qeverinë e re?

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17 Janar, 2022

Kush janë dy deputetët që janë pjesë e mazhorancës qeverisëse, të cilët nuk votuan për Qeverinë e re të kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

Kjo pyetje shtrohet pasi mbrëmë vonë u zgjodh Qeveria e re me 62 deputetë, ndërsa, siç dihet, shumica e re parlamentare ka 64 deputetë, pasi në të ka hyrë Alternativa, në të, siç dihet, marrin pjesë edhe LSDM, BDI, PLD, DOM, PDSH si dhe DS e Pavle Trajanovit, përcjell INA.

Deputetja e LSDM-së Lolita Ristova nuk ka votuar për Qeverinë e re të Kovaçevskit, pasi që doli se ishte pozitive me koronavirus dhe për këtë arsye nuk doli në Kuvend dhe nuk mund të votonte për Qeverinë e re.

Më herët mediat raportuan se deputeti Izet Mexhiti nuk do të votojë për Qeverinë, dhe shkak për këtë ishte mospajtimi i tij me disa vendime kadrovike për ministra, përkatësisht zgjedhjen e Artan Grubit zëvendëskryeministër për Sistemin Politik dhe Bujar Osmanit për ministër të Punëve të Jashtme.

Izet Mexhiti nuk ka shkruar në profilin e tij në Facebook se nuk ka votuar për qeverinë e re dhe cilat janë arsyet e kësaj lëvizjeje.

Por as Ristova nuk ka publikuar informacione më të sakta as në profilin e saj zyrtar, por partia ka njoftuar për mungesën e saj për shkak të Covid 19.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kurti finer

Kurti merr një telefonatë nga Amerika. Ja çka u bisedua

kameramedia

Aliu: Me ligjin e ri do të rregullohet liria e shprehjes në media

vjosa osmani

Osmani tregon prapaskenat: E takova 10 minuta Vuçiqin, zakonisht ankohet e bërtet

scholz macron vjosa osmani

Macron: Javën e ardhshme presim vendime të qarta nga Kosova dhe Serbia

vucic vjosa osmani

Osmani takohet me Vuçiqin, thotë se nuk është i interesuar për zgjidhje e as për paqe

INFO

NA NDIQ