Kush janë ekstremistët e Çairit dhe Llërcës në BESA sipas Nexhbedin Kahremanit?

0

Ushtruesi i detyrës, kryetar i Lëvizjes Besa, Nexhbedin Kahremani ka dënuar ashpër hyrjen me dhunë në selinë e kësaj partie në Shkup dhe akuzon se kjo është vepër e Bilall Kasamit në bashkëpunim me disa persona. Në një deklaratë me shkrim dërguar mediave, kryetari i përkohshëm i ka bërë thirrje policisë që sa më shpejtë t’i kapë autorët e dhunës dhe t’i nxjerrë para prokurorëve dhe gjykatësve.

“Dyshohet se personat që e kanë bërë këtë janë disa ekstremistë të dhunshëm të Çairit dhe të fshatit Llërcë të Tetovës, ndërsa i shoqëruar nga këta njerëz, ka ardhur edhe tashmë kryetari i shkarkuar, Bilall Kasami. Në emër të anëtarësisë së Lëvizjes BESA, shumicës së Këshillit Qendror, Kryesisë Qendrore dhe shumicës absolute të strukturave të Besës, ne e dënojmë këtë akt të dhunshëm dhe presim që organet e rendit ta zbardhin këtë rast dhe ushtruesit e këtij akti vandal të përgjigjen para drejtësisë”

Kahremani ka denoncuar se Bilall Kasami me shokët e tij kanë hyrë dhunshëm, me armatim në duar në seli, duke e thyer bravën e derës.

Por shtrohet pyetja se kush janë ekstremistët e Çairit dhe të Llërcës sipas Kahermanit. Një ndër përkrahësit e Bilall Kasamit nga Çairi është Kastriot Rexhepi dhe nga LLërca është Adnan Azizi nuk dihet ende nëse ud.kryetar i BESËS Nexhbedin Kahermani i ka quajtur këta dy si ekstremistë./TS.mk