Aleanca për Shqiptarët në Strugë reagon lidhur me keqpërdorimet e vazhdueshme në komunën e Strugës, ku sic thuhet qytetarët vazhdimisht janë viktima të keqpërdorimeve masive të kreut të kësaj komune, Ramiz Merko dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë.
Sipas ASH, përderisa qytetarët e zakonshëm përcjellim mesazhe URIMI dhe GËZIMI për nder të festave të Vitit të Ri 2023, familjarët e “TREKËNDËSHIT të BERMUDES” – të Strugës, qytetarëve Struganë Gëzuar Vitin e Ri 2023, jua bënë me makinat e tyre modele të vitit 2023, të cilat mund të kenë kosto nga 130.000,00 Euro deri në 150.000,00 Euro, përcjell INA.
“Për të blerë një të tillë nga një punëtor me rrogë mesatare prej 400,00 Euro, nevojitet që të punoj 27 deri në 33 vite. Prepotenca luksoze që djali i kryetarit u tregon qytetarëve të Strugës me makinë të re që kushton rreth 150.000.00 mijë euro, flet vetë se çfarë objektivash dhe prespektivë i ka sjellur Strugës babai i tij.
Për të njohur një pushtet se sa i degraduar është mjafton të shikosh se si jetojnë pinjollët, që pa bërë asnjë punë në jetën e tyre i krekosen qytetarit të thjeshtë se sa të pasur dhe të fortë janë ato, – MJERIM dhe DEGJENERIM -.
Pra të nderuar qytetarë të Strugës, Gëzuar Vitin e Ri 2023, dhe…, le të ndërgjegjësohemi dhe të ndalim pasurimin e padrejtë të rreth 5 personave në kurriz të 50.000 qytetarëve struganë dhe në dëm të Strugës. Edhe sa…?“, reagon ASH. (INA)