Kush janë katër kandidatët për kryetar të Barcelonës?

0

Skuadra e Barcelonës, aktualisht është pa president me dorëheqjen e dhënë të Hosep Maria Bartomeu në muajin e kaluar. Klubi katalunas ka konfirmuar se zgjedhjet do mbahen këtë muaj, derisa kandidatë të shumtë kanë shprehur interesim. Por, për të garuar për postin e presidentit çdo kandidatit i nevojiteshin 2257 vota. Nga një numër i madh i interesuarve, vetëm 4 prej tyre kanë arritur të plotësojnë kushte për të garuar për postin numër një të Barcelonës.

Më së shumti vota momentalisht ka marrë ish presidenti Huan Laporta me 10.257 vota, pas tij renditët Viktor Font me 4.710 vota, pastaj Toni Freiksa me 2.821 vota dhe i katërti është Emili Rousaus me 2.501 vota. Kujtojmë se numërimi i votave do përfundoi më 14 janar 2021.