Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli rrogat e bashkëpunëtorëve dhe këshilltarëve të punësuar në tri nënsekretariatet e Qeverisë, përveç atyre që më parë njiheshin si këshilltarë të jashtëm.
Deri më tani ishin të njohur vetëm emrat dhe të ardhurat mujore të 13 bashkëpunëtorëve të jashtëm të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, të cilët tani janë 15 kêshilltarë.
Janë publikuar pagat dhe emrat e 25 bashkëpunëtorëve dhe këshilltarëve të tjerë që janë përfshirë në listat në tre nënsekretariatet.
Një vit më parë Kovaçevski njoftoi se lista fillimisht e madhe me mbi 50 këshilltarë të paraardhësit të tij Zoran Zaev do të reduktohej në vetëm 13 bashkëpunëtorë të jashtëm. Por në listat e reja, një numër i madh i ish-këshilltarëve të Zaevit tani figurojnë si bashkëpunëtorë të Kovaçevskit.
Lube Boshkovski dhe Aksel Ahmedovski janë ende këshilltarë, madje pagat u janë rritur për rreth 2000 denarë.
Ish-këshilltarët në kabinetin e Zaevit – Viktor Andonov dhe Milan Zhivkoviq, tani janë bashkëpunëtorë, ndërsa në sektorin e komunikimit mund të lexoni rreth 15, kryesisht ish gazetarë. Lista KLIKO