Kush janë kundër barazisë së popullit shqiptar në Maqedoni

0

1. Disa fraksione politike të vjetra me orientim ekstrem sllavo-ortodoks në radhët e partive politike më të mëdha maqedonase, LSDM, OBRM-PDUKM…

2. Disa qarqe intelektuale sllave në Maqedoni, në ASHAM dhe disa institute shkencore…

3. Drejtuesit e disa partive politike të shqiptarëve, të cilët janë të vetëdijshëm se u „digjet“ e veprimtaria e tyre politike e derisotme, nga frika se nuk kanë vizion tjetër politik dhe si pulat qorre e mbajnë në sqep vetëm atë kokërr që kanë arritur ta rrëmbejnë, e që nuk kanë forcë dhe dije ta mbajnë edhe më tej në konkurrencën e madhe të ideve dhe vizionet e reja që po lindin në Maqedoni, si opsione më të qarta dhe me perspektivë, të dobishme edhe për shtetin e Maqedonisë, edhe për popullin shqiptar, edhe për popullin maqedonas dhe bashkësitë tjera etnike.

4. Mediat e korruptuara, të cilat besojnë që asnjëherë nuk do t’u vijë rasti i artë për zhvatjen…

5. Nëntoka kriminale, e cila në klimë politike më të qetë dhe nga politikanë të ndershëm e humb…

6. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe disa udhëheqës të lartë të pushtetit aktual në Tiranë dhe Prishtinë, të cilët përherë e kanë konsideruar Maqedoninë si oazë të qetë për zhvillimin e bizneseve të tyre…

7. Mbi 70% e banorëve të Maqedonisë, pavarësisht nga përkatësi e tyre kombëtare, konfesionale dhe çfarëdo përkatësie tjetër, janë për barazi të plotë kombëtare dhe qytetare mes shqiptarëve, maqedonasve dhe të tjerëve në Maqedoni, dhe angazhohen për shtet demokratik, shtet ligjor, si dhe për hapjen e perspektivave ekonomike dhe zhvillimore…

Këtë të vërtetë e fshihin me qëllim politikanët në pushtetin aktual dhe mediat e financuara prej tyre, si për opinionin e brendshëm edhe atë ndërkombëtar!