Kush janë më të korruptuarit në Maqedoninë e Veriut?!

ina-online
ina-online

06/12/2023

Çdo të tretit qytetar në Maqedoninë e Veriut i është kërkuar ryshfet, ndërsa çdo i katërti është detyruar të paguajë për të marrë shërbimin apo ndihmën e nevojshme nga ndonjë institucion apo zyrtar në administratën publike.

Këtë e bën të ditur Raporti për vlerësimin e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut.

Tre të katërtat e qytetarëve besojnë se ka korrupsion të përhapur në sistem dhe kanë mosbesim ndaj Qeverisë dhe mbi 80 për qind i perceptojnë postet e ministrit, deputetit, gjyqtarit, liderit të një partie politike si më të korruptuara.

Mirëpo, gjysma e qytetarëve mendojnë se korrupsioni mund të reduktohet ndjeshëm dhe besimin më të madh në luftën kundër korrupsionit e kanë në MPB dhe në Komisionin Kundër Korrupsion, që është përkatësisht 34 dhe 31 për qind.

Për presidentin Pendarovski, shifrat janë të qarta dhe tregojnë se në vend ka një epidemi të korrupsionit, e pasuar nga mosndëshkimi për rastet e korrupsionit të lartë. Është i nevojshëm ndryshimi i mentalitetit. Hulumtimi i cili ka treguar të dhëna dërrmuese për nivelin e korrupsionit është prezantuar në kuadër të Forumit të Hapur kundër Korrupsionit, i cili këto ditë po mbahet në Shkup.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

turqit

Lëvizja e Turqve të Maqedonisë sot edhe zyrtarisht pjesë e “Frontit Europian”

Kurti

Kurti: Kosova po përforcohet si destinacion i preferuar për investime në energji

banka-popullore-800x445-780x439-1

Maqedoni: Borxhi i jashtëm neto në fund të vitit 2023 ishte 4,458 milionë euro

Arben Taravari VLEN

Taravari thirr aktivistët e ASH-së: Hajdeni në VLEN, mos u bëni patericë e dikujt

grubi gostivar

“Fronti” në Gostivar/ Grubi: Spektakël, i bje pishman nëse s’vjen!

sllavjanka

“Para nga një njeri i pandershëm nuk dua”, Petrovska fiton në një proces gjyqësor ndaj Kovaçkit

Ministria-Arsimit

Shpallet konkursi për regjistrim në shkollat ​​e mesme në Maqedoninë e Veriut

Foto: Ilustrim

Tre të rinj humbin jetën në një aksident të rëndë në Kërçovë, 4 të tjerë të plagosur

vlen gashi kasami mexhiti taravari

Bartësit e listës për deputetë të VLEN në njësinë e 6 zgjedhore (Emrat)

INFO

NA NDIQ