Kush janë ndërmarrjet shtetërore që punojnë me humbje të mëdha

Picture of Ina Online
Ina Online

05/06/2024

Ministria e Financave në Maqedoninë e Veriut çdo tremujor publikon të dhënat për humbjet apo fitimet e ndërmarrjeve shtetërore dhe shifrat e fundit janë për tremujorin e parë të vitit.

Nëse në atë renditje të Financave përfshihen 29 shoqëri aksionare SHA dhe Ndërmarrje Publike shtetërore, të dhënat tregojnë se 13 prej tyre kanë funksionuar me humbje në tre muajt e parë dhe 16 kanë pasur fitime.

Por humbjet e humbësve janë shumë më të mëdha se fitimet e të tjerëve. Qeveria e re pritet të përballet me këto probleme, përcjell portali Faktor.

Dhe, nga humbësit, termocentralet shtetërore, ose ASH ESM, mbetën në minusin më të madh deri tani. Humbja e tyre për periudhën janar-mars të këtij viti peshon 39 milionë euro ose saktësisht 38.87 milionë euro. Humbja vjen si pasojë e shpenzimeve shumë më të larta, në krahasim me realizimet në anën e të ardhurave.

Vendin e dytë famëkeq për nga madhësia e humbjeve e ndajnë Ndërmarrja Publike “Infrastruktura Hekurudhore” dhe Ndërmarrja Publike “Pyjet Kombëtare”, të cilat në tre muaj kanë “pikërisht” humbje prej 2.34 milionë euro secila.

Dhe, në vend të katërt është Hekurudhat e Maqedonisë – Transporti me humbje 1.5 milionë euro.

Shoqëria aksionare për kontrollin e trafikut ajror M-NAV, për tremujorin e parë, gjithashtu ka shënuar humbje të majme prej 1,01 milionë euro dhe pas saj, në vendin e gjashtë, për tremujorin e parë të vitit ishte JP Strezhevë me një ” fortë” minus 855 mijë euro.

Edhe NP “Ujësjellësi për tremujorin e parë ka humbje prej 841 mijë euro. Në grupin e humbësve ka hyrë edhe MEPSO, operatori i transmisionit, ndonëse humbja e tyre është më tolerante dhe për tre muajt e parë të vitit arrin në 137 mijë euro.

TË FUNDIT

Mexhiti ironizon opozitën shqiptare: Nëse arritjet zhbëhen kaq lehtë, atëherë çfarë kanë bërë për 20 vjet?

Vajc: Në rrugën evropiane, Maqedonia ka pengesa me historinë nga shekulli i kaluar

Sërish lavdërohet Trump: Ndaluam luftën e Serbisë ndaj Kosovës tri javë më parë

Fetai: Na torturuan për lista të veçanta tani shkrihen në BDI me lista të përbashkëta

Bekim Qoku: Prania e shtetit shqiptar në Strugë forcon faktorin shqiptar në rajon

Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË