Kush janë profesionet më të paguara dhe më së paku të paguara në Maqedoninë e Veriut

Enti Shtetëror i Statistikave ka njoftuar lidhur me profesionet më të paguara, por edhe ato me rrogat më të ulta në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave, programuesit në sferën e informatikës janë më të paguarit, ndërsa punëtorët e tekstilit kanë rroga më të ulta, përcjell INA.

Programuesit kanë rroga prej 72 mijë denarëve apo mbi 1200 eurove, që është mesatarja, por për 10% më shumë se vitin e kaluar. Menjëherë pas tyre radhiten të punësuarit në farmaci, ku mesatarja e rrogave të tyre është 47 mijë denarë apo 800 euro.

Më pas vijojnë të punësuarit në veprimtaritë financiare, telekomunikime, transportin ajror, menaxhim me mbeturina si dhe veprimtari menaxhimi.
Rrogat më të ulta janë në industrinë e tekstilit, ku në sektorin e prodhimit të veshjeve rroga është 17.500 denarë apo 285 euro. (INA)