Kush janë treshja nga Maqedonia e Veriut që dje u futën në “Listën e Zezë” Amerikane

Picture of ina-online
ina-online

17/11/2023

Biznesmeni rus Sergej Samsonenko, bashkëshortja e tij Irina, të dy me shtetësi të Maqedonisë së Veriut, Ratka Kamçeva (nëna e biznesmenit Orce Kamçev) si dhe disa kompani të tyre, mes tyre Orka Holding janë emrat e fundit në “Listën e zezë” Amerikane të publikuar pasditen e së enjtes, përcjell INA.

Në vendimin e Ministrisë së Financave të SHBA-së, thuhet se të gjithë personat dhe kompanitë e përmendura janë futur në listë për shkak të lidhjes së tyre të ngushtë me Jordan Kamçevin, i cili vetë në korrik të këtij viti ishte futur në “Listën e zezë”, si dhe për shkak të aktiviteteve të tyre korruptive dhe të paligjshme.

Veprimet e tyre tregojnë se si elita të caktuara përfitojnë nga korrupsioni dhe minojnë institucionet shtetërore në kurriz të qytetarëve të shteteve”, thuhet në shpjegim.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, tha se “ky është një paralajmërim për individët të cilët abuzojnë me pushtetin e tyre dhe besimin e njerëzve dhe se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë përgjegjës aktorët e korruptuar”.

“Ky tregues është një kujtesë se bashkëpunimi me njerëz të caktuar do të ketë ndikim mbi ju dhe familjen tuaj”, thotë Ageler.

Në sqarimin e vendimit përmenden edhe një sërë transaksionesh mes firmave të Samsonenkos dhe Kamçev, por ato lidhen edhe me rastin “Parcelat në Vodno”, që ishte hetuar nga Prokuroria Speciale.

Ndër kompanitë e mbuluara nga sanksionet janë: shtëpia e përbashkët e basteve Samsonenko dhe Kamçev “Bet City”, “Orca Holding”, “Kamchev Consulting”, “Orca Finance” dhe “Sistina Life Care Center”.

Në qershor të këtij viti, kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, ishte në listën e sanksionuar nga SHBA-ja për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të theksuar. Një muaj më vonë u mor vendim për Jordan Kamçevin. Më parë, në prill të vitit 2022, Departamenti Amerikan i Thesarit publikoi një listë të personave të sanksionuar që përfshinte ish-kryeministrin Nikola Gruevski dhe ish-shefin e policisë sekrete, Sasho Mijalkov.

Autoritetet amerikane deklarojnë se Sergej dhe Irina kanë shtetësi të dyfishtë – të Rusisë dhe Maqedonisë së Veriut. Mes viteve 2017 dhe 2018, të dy blenë tokë nga Jordan Kamçev. Kjo përfundimisht e shtyu Samsonenkon të dëshmojë para gjykatës maqedonase gjatë çështjes gjyqësore “Parcelat në Vodno”, në të cilën Orce Kamçev dhe nëna e tij Ratka Kunoska Kamçeva u akuzuan për pastrim parash. Në vitin 2021, Samsonenko bëri pagesa për gruan e tij Irina.

Në të njëjtin hark kohor, Irina ka transferuar para te “Kamçev Konsulting” Shkup DOOEL (Kamçev Konsulting) dhe “Orka Finance” Shkup DOOEL (Orka Finance), të dyja kompanitë janë të lidhura me Kamçevën. Gjithashtu, në të njëjtin hark kohor, paratë e transferuara në Kamchev Consulting dhe Orka Finance janë përdorur për të paguar një kredi në lidhje me Orka Holding AD, një kompani e lidhur me Jordan Kamçev.

Përveç kësaj, Sergej dhe Irina Samsonenko blenë kompaninë “Sistina Life Care Center” Shkup, një subjekt tjetër i përfshirë në procesin gjyqësor “Parcelat në Vodno”, nga Kamçevi dhe Kamçeva. Në sqarim thuhet se shtëpia e basteve sportive “Bet City International” është gjysmë në pronësi të Samsonenkos dhe gjysmë në pronësi të Orka Holding, drejtor i së cilës është Jordan Kamçev.

Zyra e Thesarit të SHBA për Kontrollin e Pasurive të Huaja shpjegon se Urdhri Ekzekutiv (E.O.) 14033 përcakton jo vetëm tre individët, por edhe kompanitë Sistina Life Care Center, Orca Holding dhe Beth City.

Në listën e publikuar të enjten nga Ministria Amerikane e Financave janë gjetur edhe një numër i madh personash nga vende të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, të cilët dyshohen për korrupsion dhe bashkëpunim me Rusinë.

Ndër personat dhe subjektet e tjera nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në listë janë përfshirë Savo Cvijetinoviq, Petar Gjokiq dhe Dusko Peroviq nga Bosnja dhe Hercegovina; Miodrag Davidovic dhe Branislav Micunoviç nga Mali i Zi; Misha Vacic nga Serbia, së bashku me Nenad Popoviç dhe pronat në Serbi të lidhura me kapitalin rus.(INA)

TË FUNDIT
10 minuta
Tetovë, mosmarrëveshje mes myftineve për kurbanet
11 minuta
Ligji për Vetqeverisjen Lokale/ Fronti Evropian dhe LSDM-ja nuk mbështesin ndryshimet e ligjit!
24 minuta
Anketa e NDI në Kosovë: VV prinë, por ja si radhiten partitë e tjera
45 minuta
Jeton Shaqiri tregon se çka ka nënshktuar për Universitetin Ndërkombëtar të Strugës
56 minuta
Server: Nuk zbutet Vuçiqi që ka pasur mentor Millosheviçin/ Ja pse përmend “Serbinë e madhe”

ME TE LEXUARA

1 ditë
Shpërthen zjarr në një deponi në Shkup, digjen guma
11 orë
Bashkëshortja e Ilir Metes, Monika Kryemadhi, pesë orë rresht është marrë në pyetje nga SPAK-u, në Tiranë
1 ditë
Lloga: Erdhi dita kur presidentja nuk e njeh shtetin e saj
9 orë
Gjykata civile SHKUP vendos: Qani Nesimi është myfti i Tetovës
1 ditë
Mickoski: Krenar Lloga kuadrot për drejtësi i kërkonte në Zajaz. Lloga ja si i përgjigjet
5 orë
Pluhuri i shkretëtirës së Saharasë do të prekë Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër
1 ditë
Ja si do të duket përbërja e re e Qeverisë

LEXO MË SHUMË

kurban dashi

Tetovë, mosmarrëveshje mes myftineve për kurbanet

kuvendi parlamenti

Ligji për Vetqeverisjen Lokale/ Fronti Evropian dhe LSDM-ja nuk mbështesin ndryshimet e ligjit!

partite kosove

Anketa e NDI në Kosovë: VV prinë, por ja si radhiten partitë e tjera

uns struge jeton shaqiri merko

Jeton Shaqiri tregon se çka ka nënshktuar për Universitetin Ndërkombëtar të Strugës

server

Server: Nuk zbutet Vuçiqi që ka pasur mentor Millosheviçin/ Ja pse përmend “Serbinë e madhe”

davkova vjosa osmani

Presidentja Osmani u prit në Shkup nga Davkova

Kuvendi parlamenti maqedoni

Parlamenti me 5 nënkryetarë, 3 prej tyre u votuan sot

uns struge jeton shaqiri merko

VLEN: Skandaloze-Merko i “Listës Zezë Amerikane” fitoi edhe një bakshish nga BDI në ikje

fronti evropian vlen

Anketa e IPSOS: Fronti dhe VLEN me barazim

INFO

NA NDIQ