“Kush janë viktimat?” “Kush janë monstrat?!”

INA
INA

5 Shtator, 2023

shkruan: Anita Latifi

Kur shfaqet sëmundja, sytë ngrejmë në qiell për të kërkuar ndihmë nga Zoti e në tokë të gjitha lutjet, besimin e shpresën e gjejmë te mjeku. Dhe çdo ditë gjatë lëngimit ai është kryenjeriu ynë. Në momentin që gjërat marin tatëpjetën, gjithëçka fillon të lëkundet. E kur ndodh më e keqja, lutjet, besimi e shpresa shëndërrohen në vner e urrejtje për kryenjeriun e deridjeshëm me akuzat se nuk bëri sa duhet, nuk bëri atë që duhet.

Skandali në onkologji rindozi të gjitha vneret e familjarëve të pacientëve që kanë humbur jetën. Madje ky vner po përhapet aq shumë ndaj çdo manteli të bardh dhe kujtdo që e mban me lehtësi i vihet emri “kasap”. Një popull që ka humbur besimin në gjithçka dhe të cilit i janë shuar shumë shpresa, nuk mund ta gjente gjë më e keqe se lajmi që ata që duhet të jenë mbrojtësit dhe shpëtimtarët e jetës së tyre, të jenë pikërisht e kundërta.

Nuk e di nëse ekziston njeri/pacient që së paku një herë nuk është përballur me kërkim mitoje korridoreve të spitalit. Dhe nuk ka vend më të poshtër për të të kërkuar ryshvet se ato korridore që janë shpresa jote e vetme.

Të dy prindërit e mi humbën jetën nga kanceri. Babai nuk arriti në kemoterapi. Ishte tepër vonë.
Nëna ishte 10 vjet paciente e onkologjisë. (Aq sa e dija çfarë feste shtëpiake kremton motra në pranim dhe çka ka vesh djali i saj në mbrëmjen e maturës. E për mjekun mos flas – vazhdojmë ta ftojmë njëri tjetrin në festat familjare.)
Edhe 5 vjet pas largimit të saj e gjej veten në skenat e zakonshme: pritje para ordinancës së mjekut, pritje para laboratorit, pritje para sallës për kemoterapi… gra me paruke, gra me kapele, gra me shami… gra të moshës së nënës time që sapo shohin një paciente të re lutjet ia ridestinojnë asaj.

Me skandalin e fundit, këto skena bëhen edhe më të gjalla. Mundohem të krijoj mozaikun “Si është e mundur?!” “Sa është e mundur?!”
“Kush janë viktimat?” “Kush janë monstrat?!”

JO TË GJITHË!!! Zbardhni sa më parë rastin! Jo si Llaskarcën, jo si Bullgarinë, jo si Tetovën! JO MË! Se do të shpërngulemi të gjithë dhe nuk do të keni më kë të vidhni e verboni!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia të kujdeset që ligjet të jenë në përputhje me standardet evropiane

Muhamed Zekiri

Shtyhet seanca gjyqësore për Muhamed Zekirin

mickoski jankullovska gordana

Takimi Mickoski-Jankullovska/ ASH: A do të thotë se kjo fotografi do të kthejë kriminelët në politikë?

baste bastore

Pagoi tiketën as 1 euro, fitoi afër 30 mijë euro nga bastet (FOTO)

fature-market

Në Turqi ushqimi më shtrenjtë për 74 %, Maqedoni 13 % dhe Shqipëri 8%

Lubco Georgievski

Georgievski godet Gruevskin, VMRO-në e quan Shumadia

mijallkov

Mijallkov, Jankulloska dhe Janakieski për disa vite do të jenë qytetarë të lirë

Muhamer Pajaziti

Ku po shkoni në Evropë, njerëzit po ju vdesin burgjeve çnjerëzore

svecla xhelal

Sveçla: Urdhri për hedhjen e granatës mbrëmë në Veri erdhi nga Vuçiqi

INFO

NA NDIQ