Kiara dhe Efi janë dy konkurente të forta që njëra prej tyre do prekë finale pasi që janë banore që u rikthyen në BBVA.
Në disa sondazhe të disa portaleve është mbështetur Efi që të prekë finalen, për shkak të lojës së dobët të Kiarës, që edhe më tepër po vijon të mbetet nën hijen e Luizit.
Megjithatë, Luizi si protagonisti kryesor i shtëpisë ka folur lidhur me këtë temë.
Luizi po përpiqet të marrë në finale Kiarën ndërsa marrëdhënia me Efin nuk është si dikur.
Madje ai ka nisur që të bëjë plane menjëherë se si të eliminojë banorët e tjerë.
“Efin mos e harro. Avantazhi më duhet për Dean se unë dua Kiarën në finale, jo Efin”, ka thënë Luizi gjatë një bisede me banorët.
Edhe Efi gjatë një bisede u shpreh se e ka kuptuar që Luizi nuk po i jep më afrimitet sepse që në momentin që mësoi se 1 nga 4 banorët që u rifutën të shtunën në Big Brother do shkojë në finale, ai do përpiqet që ta ndihmojë Kiarën në këtë rrugëtim.