Kush po frikësohet nga Katica Janeva?!

0

Së fundi po qarkullojnë zëra se ish-prokurorja speciale, Katica Janeva është liruar nga paraburgimi, duke përfituar masën e arrestit shtëpiak, si pasojë e frikës së strukturave të larta shtetërore në Maqedoninë e Veriut. Këtë e ka nënvizuar sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE, Igor Janushev për TV Alfa, duke shtuar se dikush përmes kësaj mase në favor të Janevës po tenton të fshehë dicka në aferën “Reket”. “Tërë procedura shkon drejt asaj për të fshehur dicka…”, theksoi Janushev. Sipas tij, hetimet nuk kanë shkuar sic duhet pasi që akoma nuk janë zbuluar personazhet kryesore, organizatorët, porositësit e aferave. (INA)